Bota

Tragjedia e Essex/ Policia publikon fotot e dy vëllezërve, akuzohen për vdekjen e 39 emigrantëve në kontejnerin e kamionit

29 Tetor 2019, 17:07| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 17:11

  • Share

Dedektivët britanikë që hetojnë vdekjen e 39 migrantëve në një kamion në Essex, kanë shpallur në kërkim dy vëllëzër, Ronan Hughes, 40 vjeç, dhe vëllai i tij Christopher, 34 vjeç.

Dy vëllezërit nga Irlanda Veriore janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për vrasje dhe trafikim të njerëzve.

Policia e Essex ka publikuar sot fotografitë e vëllezërve.

Shefi i policisë Stuart Hooper, tha: Të gjejmë vëllezërit Hughes është thelbësor për hetimin tonë.

"Ne besojmë se ata janë në Irlandën Veriore por ata gjithashtu kanë lidhje me Republikën Irlandeze”, - tha Hooper, Kushdo që ka një informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre, duhet që të telefonojë.”

Dje, shoferi i kamionit Maurice 'Mo' Robinson u paraqit në gjykatë i akuzuar për vrasje dhe trafik njerëzish.

Ai dhe dy vëllezërit akuzohen se janë pjesë e një "unaze globale" të kontrabandistëve të njerëzve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?