4 viktimat Enejd, Erildi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti

Kronikë

Tragjedia e Fushë-Prezës/ Vdesin dy vëllezërit, mbeten vetëm prindërit! Njëri prej tyre sapo mbërriti në Rinas, humbin jetën dhe kushëriri e shoku

20 Mars, 11:23| Përditesimi: 20 Mars, 12:37

  • Share

Erild dhe Enejd Laçi, nga fshati Borizanë i Krujës e kanë mbyllur derën e shtëpisë. Dy vëllezërit vdiqën në aksidentin e tmerrshëm të Fushë-Prezës, duke lënë pas vetëm dy prindërit.

Makina që drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi u përplas fatalisht me betonieren mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë ndodheshin dy vëllezërit Erild dhe Enejd Laçi, kushëriri i tyre Andi Laçi nga Borizana dhe shoku i tyre nga Fushë-Kruja Enrikejd Kurti, 24 vjeç.

Burime për Report Tv bënë të ditur se ata kishin pritur në Rinas, Erild Laçi, i cili kthehej nga Gjermania. Sapo kanë lënë aeroportin dhe janë nisur për në banesat e tyre u ka prerë rrugën betonierja, duke shkaktuar goditjen fatale për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte makina Mercedes Benz ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Makina ka shpërthyer në zjarr për shkak se ishte me motor benzinë-gaz. Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Familjarët të cilët janë mbytur nga dhimbja ende nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë, pasi po kryhet ekspertiza. Fshatin Borizanë në Krujë e ka pllakosur zija.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?