Tragjedia e Gërdecit, ish-i punësuari në fabrikën e demontimit: Unë laja predhat, s'kishte makineri! As trajnim s'kam bërë për punën

27 Tetor 2023, 14:55| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 15:48

  • Share

1697635893_gerdeci.jpg

Po zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Ditën e sotme janë paraqitur 7 dëshmitarë për tu pyetur. Një nga dëshmitaret, Caje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, ka deklaruar se ajo nuk ishte trajnuar për të punuar me predhat.

‘'Kam qenë e punësuar nga Qeshori 2007 deri kur ka ndodhur shpërthimi. Në fillim tek fishekët më pas jam marrë me larjen e predhave dhe punoja brenda në magazinë. Në punë më mori Veiz Muça. Nuk na kanë bërë instruktazh, nuk më kanë dhënë asnjë dokument, nuk kishte paisje kundër zjarrit, unë nuk i kam parë. Ditën e ngjarjes zjarri ka rënë kur ne ishim në orarin e drekës. Zjarri nisi jashtë ndërtesës. Baruti aty transportohej me karroca, nuk kam dijeni se kush i riparonte.'- tha Caje Çiku.

Por avokati Ardian Visha ka kundërshtuar dëshmitaren, duke i thënë se në dëshminë e saj në 2008, në procesverbalin që Çiku ka bërë me Ibrahim Hoxhën ka deklaruar se karrocat saldoheshin te Qemal Deliu.

‘Ka deklaruar se është goditur nga vala goditëse dhe se karrocat saldoheshin nga Qemal Deliu. Bishti këputej, thonte Ciku në pjesën fundore të karrocës dhe dërgohej për saldim te Deliu. Pra tregon se e ka parë karrocë që dilte nga fabrika. Me Lena Hasën, shoqen e saj kanë shkuar te shtëpia e Qemalit. Shton në deklaratën e 2008 se 1 karrocë u saldua ditën e shpërthimit.’- tha Visha.


Lajmi kryesor:

Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?