Zabit Çoku, ish-ushtarak ka dëshmuar sot në GJKKO në seancën që po mbahet për tragjedinë e Gërdecin se predhat dhe municionet e rrezikshme i hiqnin me dorë.
Sipas tij kishte kishte mjete për shuarjen e zjarrit, ditën e shpërthimit ishte dhe një zjarrfikëse te dera. Çuku në dëshmi tha se zjarri nisi në një thes baruti në karrocë, nuk di për saldime. Sipas tij baruti grumbullohej çdo ditë në shesh, ditën e shpërthimit s'ishte larguar.
‘Deri në 2004 kam qenë ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes. Në 21 janar 2008 nisa punë te fabrika e demontimit. Më tha një shoku im që kishte vende të lira puna. Unë fola me Sokol Ngjeçin, pastaj u takova me Sokolin dhe Delirogjin në fabrikë. Takova disa persona (Vasil Çangen, Petritin, Ervisin...), më treguan procedurën e punës. Unë kisha 4 punëtorë, vinin arkat e municioneve dhe unë i hapja.
Në vendim ku bëhej demontimi kishte barut. Fadroma merrte predhat, baruit, futej në thasë. Ditën e shpërthimit i them një personi që quhej Boran të largonte barutin, pasi ishte mbledhur shumë. Kishte sasi të madhe baruti. Ishte me tonelata. Përgjegjës kishim Vangjelin dhe Veizin. Dritanin kishim drejtor.
Trajnim bëra vetëm ditën e parë. Sokol Ngjeci na e shpjegoi procedurën. Unë kam përvojë të gjatë me municionet. Predhat dhe municionet e rrezikshme i hiqnim me dorë. Të gjithë punëtorët punonin me dorë, pa makineri.
Baruti, djgepret dhe predhat largoheshin nga fabrika. Kishte mjete që shërbenin për fikjen e zjarrit. Atë ditë kishte një zjarrfikëse të madhe te dera.
Ditën e shpërthimit, vetëm pashë flakën e madhe një shtëllungë tymi të bardhë të shkaktuar nga baruti dhe u largova me vrap bashkë me punëtorët e mi. 25-30 metra e gjatë flaka. Më thanë më vonë se flaka doli nga thesi i barutit që ishte mbi karrocë, Nuk di gjë për saldime.
Deliorgji nuk na beri kontrate paguheshim 3 mije lekë në ditë. Nuk kisha grup punë në mbikqyrje. Kur ndodhi shpërthimi dola me vrap, vrapova për 10 deri në 30 minuta rreth 500 metra. Me goditi një cope predhe në kokë, pasi predhat atë dite ishin te shpërndara në të gjithë fushën. Baruti grumbullohej çdo dite ne shesh, por ditën që ndodhi shpërthimi nuk ishte larguar nga aty. Filloi transportimi rreth orës 11:45 minuta.’- tha Çuku.
Lajmi kryesor:
Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan
M.Q./ReportTv.al