SHËNGJIN- Me qirinj e lule, qytetarët dhe përfaqësues të klerit katolik janë mbledhur në Shëngjin për të kryer marshim homazh për ndarjen nga jeta të vogëlushes 7-vjeçare.
Tragjedia e Himarës tronditi opinionin publik ka nxitur mjaft reagime nga shumëkush, personazhe publik dhe politik. Qytetarë dhe përfaqësues të klerit katolik mblidhen tek kisha dhe marshojnë drejt bregut të detit, duke vendosur lule dhe ndezur qirinj për vogëlushen.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.