TIRANË- Tragjedia në plazhin e Himarës, ku një gomone në shkelje të ligjit vrau një vogëlushe 7 vjeçare ndërsa po lahej në det, ka shkaktuar deri tani shkarkimin e gjithë zinxhirit të kontrollit të Policisë Kufitare në zonën e Vlorës.
Mirëpo në fakt ka dhe një tjetër institucion shtetëror, të cilit me ligj i takon verifikimi i licencave të dhëna për përdorim privat të plazheve dhe respektimin e të gjithë kushteve të sigurisë për pushuesit, përfshi bovat për ndalimin e qarkullimit të mjeteve lundruese: Kjo është Agjencia Kombëtare e Bregdetit në vartësi të Ministrisë së Turizmit, një strukturë që del zbuluar totalisht e papërgatitur në zbatimin e funksionit të saj.
Redaksia e Report Tv iu drejtua dje me një seri pyetjesh zyrtare për të sqaruar aktivitetin që ka bërë AKB, autorizimet e dhëna, sanksionet marrë ndaj shkelësve dhe stafin në dispozicion për të realizuar kontrollet përgjatë gjithë bregut shqiptar siç e detyron ligji, në fakt nga AKB vendosën të mos përgjigjen me asnjë nga pyetjet kryesore duke pranuar se nga qershori deri më sot, janë bërë vetëm 178 inspektime, pa sqaruar se sa sanksione apo shkelje janë vërtetuar.
Një numër inspektimesh qesharak në raport me realitetin. Në 2015 psh. vetëm në zonën e plazhit të Durrësit u monitoruan mbi 640 subjekte që ofronin shezlonge, nga të cilat vetëm 4 ishin pajisur me licenca. Sa mijëra raste të tjera abuzime të pazbuluar janë sot, nëse AKB ka bëre vetëm 178 inspektime?
"Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) informon se bazuar në parashikimet e ligjit nr. 127/2020 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit”, kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit të mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ushtrohet nga Policia Kufitare dhe e Migracionit.
Mjetet lundruese mund të operojnë vetëm në zonat e përcaktuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe qarkullimi i tyre në zonën e bregdetit është i ndaluar. Për gjëndjen e mjeteve lunduese, dokumentacionin e tyre dhe korridoret hyrëse dalëse, Policia kufitare bashkëpunon ngushtësisht dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare.
-AKB, sipas fushës së veprimtarisë, është institucion përgjegjës për kontrollin dhe inspektimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet si stacion plazhi, me objekt verifikimin e subjekteve për pajisjen me kontratën për përdorimin e hapësirës së plazhit dhe verifikimin e zbatimit të kushteve dhe kritereve sipas VKM nr. 171 datë 27.03.2019 “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar.
-Ky proces ka filluar në muajin qershor 2022 dhe do të vijojë deri në fund të sezonit turistik.
-Ndaj të gjithë subjekteve të konstatuara nga AKB në shkelje ligjore, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 93/2015“Për Turizmin”, i ndryshuar dhe ligjit nr. 10433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, janë ndërmarrë masat administrative, të parashikuara në ligj, për mungesën e kontratës së përdorimit të hapësirës së plazhit, mospaisjen me vrojtuesin e plazhit dhe paralajmërime në rast mosplotësimi të kritereve të përcaktuara në Rregulloren e Plazhit.
-Në total, nga AKB, deri në këto momente janë kryer gjithsej 178 inspektime", thuhet në reagim e tyre për Report Tv.
Pyetje të Report TV drejtuar, Drejtorit të Agjencisë Kombëtare Bregdetare, Ledion Lako
Një nga qëllimet kryesore pse u krijua AKB, ka të bëjë me sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore
Report TV – Ngjarja në Himarë, një fëmijë u vra me skaf në breg. Çfarë përgjegjësie mban AKB në këtë rast?
Report TV – AKB duhet të kontrollojë sigurinë në plazhe. Si e bëni AKB këtë?
Report TV- Në Himarë, skafi që vrau fëmijën, qëndronte mes pushuesve. Çdo të thoni për këtë fakt?
Report TV- AKB ka kompetencë për caktimin e zonave ku nuk duhet ose duhet të lundrohet. Pse nuk e keni bërë këtë?
Report TV- Sa leje për përdorim te plazheve janë dhënë dhe janë aktualisht aktive?
Report TV – Sa gjoba ose masa administrativë janë vendosur në këtë sezon për shkelje te kushteve të sigurisë në plazhe?
Report Tv- Sa licenca janë hequr apo pezulluar?
Report Tv- Si ka mundësi që tek plazhet mes pushuesve ka pika kur japin me qira jetski apo gomone edhe nëse nuk ka korridore hyrje-dalje për mjetet lundrues? Sa raste ka denoncuar AKB?
Report TV- Sa mjete dhe grupe inspektimi disponon AKB për kontrollet te vija bregdetare?
Report TV- AKB duhet të sigurohet që në plazhe ka roje bregdetare, e vërteta që kjo nuk ndodh, me përjashtim të ndonjë rasti. Sa përgjegjësi mbani ju për një situatë të tillë?
Pse përpiqemi të marrim masa pas vdekjes së fëmijës 7 vjeç? Pse nuk i morëm këto masa para se ajo të bëhej viktimë tragjike? Cili kompensim mund ta rikthejë atë në jetë? Të gjitha segmentet e administratës janë përgjegjëse numër 1! Asnjë argument.
PërgjigjuLedion Lako, nje kryehajdut. Te gjitha vrasjet dhe sherret neper plazhe keto vitet e fundit ndodhin per shkak te korrupsionit ne kete agjenci. 3000 Euro eshte rryshveti per te siguruar lejen me afat te gjate, Kaq kerkon Ledjon Vemja. Po ta besh llogarine se jane me mijera leje atehere ateher korrupsioni eshte disa miljon euro. Futeni ne burg pleren se na griu nga leket dhe i ka duart te lyea me gjak te pafajshmish dhe me djersen e njerzve puntore
PërgjigjuAkoma nuk jane shkarkuar te gjith keta plera qe e marin rrogen kot.
PërgjigjuKeta edhe kur ndodhin, nuk permiresojne gje. Doli ne Jale gononia me elike 2 metroshe ne breg dhe goditi rende dy pushues? Na Tani edhe me keq, Tani ne breg gomone 4 metroshe dhe me dy elika, e cila ne pirueten e largimit nga brevu vrau nje femije. Po ky shefi i policise komunitare Tase( polici komunitare eshte ajo qe kujdeset per njerezit?!?) ky ishte i dypunesuar? Se gomonet e perdorte per te shetitur turiste!!?
PërgjigjuSkafet dhe jet skitë, madje edhe ato pedalinat duhet te qendrojne ose nje nje zone vetem per to, ose te lidhjra ne mole, qe jane ato si dalje te gjata ne det, ku njerezit shetisin.
PërgjigjuMinistrija te jap dorheqjen...K.Ministri ne vend qe t'i kerkoje falje shqiptareve nji per nji ,meret me kritiket.Nji person qe nuk prenon kritika ,nuk ndryshon kurr...
PërgjigjuOre L egena po me qe e paska policia te gjith pergjegjesine hajde ti shkrijme te gjitha institucionet e tjera per cfare marrin rrogen .Pse policia i jep hapesirat ne shfrytezim policia i mer leket apo Bashkite edhe AKB . Vjet kemi len lesht se bashkite nuk kishin ndare hapesirat edhe ne benim letra per pushtim toke kot me kot w sekuestronim shezlone se nuk benin punen le genat e bashkive bregderare
PërgjigjuAvash avash Mo's merr zjarr se me ket lloj fjalori Duke na quajtur legena tregon se Ka dicka te vertet ketu ne ankesat e populli karshi policies.e para QE konstatojet Quan populli legena pra komunikim zero.sjellje harbute ...te vazhdoj me??spo Shan njeri policin e thjesht po kupolen kuptoje CA thuhet
Me edi ramen kam qen po duhet te iki ka marr fund . Nuk ka polici , te gjith policet jan arrogante me borseta me syze ne ball me makina me xhama te zi me targa te huaja parkojn vend pa vend bejn arrogantin . Duken si kriminele jo polica
PërgjigjuKeta te Mirala Kumbaro Furxhi ( ose me mire zonja Pika e vocken ne Butrint ) hallin e kane per te gjetur investitore strategjike ne turizem, kurse keto punet e tjera i ka policia. Ai Gaz Paja nuk na tha asnje fjale per kete vrasjen e femijes ne breg te detit.
Përgjigju