TIRANË- Një ditë pas tragjedisë së Himarës, në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, ka nisur një operacion policor ku vetëm ditën e sotme janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone). Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në mesazhin e dhënë nga Dhërmiu, tha se Uniformat blu janë përgjegjëse 2 herë për këtë tragjedi, jo vetëm për shkak të neglizhencës, por edhe për faktin se autori ishte një efektiv policie.
"Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie. Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës.
Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej. Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror", tha Nano.
Disa biznese kanë mbyllur pikat e tyre të dhënies me qira të këtyre mjeteve lundruese dhe janë larguar e për këtë po njoftohen të gjithë pronarët e tyre, pasi policia bën me dije se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre.
“Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar. Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.
Ky reagim vjen pas tragjedisë së Himarës, ky polici Arjan Tase goditi për vdekje vajzën 7-vjeçare në Himarë, teksa po laheshe në det.
Fevzi ti bythqire mos e hap me gojen se do e gjesh koken atje ku une kap oktapodet
PërgjigjuNuk punohet me fushata, masat dohen mare para se te ndodhin keto vrasje makaber.
PërgjigjuThone denim maksimal per kriminelin. Okej. Po ne fakt denimi duhet maksimal per atë i cili nuk zbatoi ligjin per skafet dhe cdo mjet lundrues ne zonen e plazheve. Kno dalja ne breg, kjo eshte skandal dhe akti eshte i paster kriminal.
PërgjigjuHë se do harrohet shpejt dhe ata do nisin nga avazi i vjeter. Ju gazetaret nuk duhet te na jepni lajm per konsum, por tu qepeni dhe ti vetifikoni dita dites. Nga ana tjeter shteti po i ndalon , sic thote. Por derisa atyre nuk u behet nje stacioni ankorimi larg vendit ku notojne femijet dhe pushuesit, zor se raste te tilla nuk do perseriten.
Përgjigjujep doreheqjen o gledis nano o njeri i paafte dhe i shemtuar.......pse rri ne post,,do japesh doreheqjen kur te vriten 1000 vete...nga skafet...
PërgjigjuO Gledis sje për kte punë ti e burr i dheut. Ishe mir emigrant në Greqi . Ti ose Çiçi të japi dorheqjen
PërgjigjuGledisnanaj merr edhe ardveliun se shkoni si cift dhe show behet me "terheqes"
PërgjigjuSkandalet nuk kane te sosur.U harru ai qe u vra me grushta tek parkingu.Parkingjet qe jane neper toka te sajume neper lagje,jane shume te rrezikshme.Aty kane zene nje cope toke dhe e quajne parking.As bashkia,as policia nuk i thote gje,a kane liçense,paguajne tatim taksa apo jo etj etj.Edhe neper keto vende ndodhin shume sherre siç ndodhi para ca ditesh edhe vdekje.
PërgjigjuPse nuk i keni ber ne fellim te sezonit turistik keto kontrolle ??? .Apo si gjithmon,duhej te behej kurban dikush ,qe te zgjoheni nga "gjumi"
PërgjigjuCa policie ke ti ? Gjith djem te ri arrogante qe rrin me borseta e me kapele , makina me xhama te zi e targa te huaja qe parkojn vend pa vend . Keto jan policet shiptar duken si kriminela jo police
Përgjigjuvdiq vajza, le tani te jape doreheqjen ministri turizmit, shefi policise e ku di une po thuaj ato jane kot sa per te ngrene qofte. tani beni ca doni, e keqja u be. po dhe ky lajm, qe eshte per te vene duart ne koke, do behet si lajmi i tragjedise ku vdiq familja me 4 veta ne vlore nga ai super audi i atij cunit te kujt ishte. u harruan ate te shkrete prinderit me 2 vajzat e mitura as u kujtua me si lajm se ca u be apo aq cudia me e madhe 3 dit. dhe kjo e shkreta do harrohet se shpejti e ai do dale ose sdo futet fare.
PërgjigjuPo kjo ministrja e turizmit dhe Vilma Bello qe ben cuben tek deputetet e Vlores pse nuk dorehiqen apo po pret Vilma te haje dreka e darka ne restorante lluksoze siç ben zakonisht
PërgjigjuPushimet e para ne Sarande dhe Ksamil ne vitin 2018. Jet ski - skafe - gomone ne mes te njerezve. Zero distance, zero sigurim, sero pergjegjesi. Pushimet e para dhe te fundit. Shteti te futet vete ne burg se ska as ligje as drejtesi as polici.
PërgjigjuTe vij turp edhe duhet te jepia doreheqien moralisht per shpirtin e asaj engjelli te vogel. Kete drogaxhi e njofin te gjithe per gjobveniet qe ka bere. Jo vetem ky por edhe i gjithe komisariati i policis se Himares jane te korruptuar. Shko ne Maraci shiko ORZO MARINE per sa e lejen e Shezlloneve e cadrave edhe sa ka vendosur? Ka zaptiar te gjithe plazhin e Maracit edhe nuk i lejon njerezit as te futen ne det se e kam plazhin tim u thote pushuesve. Zoti Erion Trungu nje ish Tatimor i arrestuar per korrupsion vazhdon te korruptoj Policine e Himares edhe vete te korruptuarin Gjergj Goro. Prisni ku te kete ndonje vrasje aty.
PërgjigjuPo kjo ministrja
PërgjigjuNgushellime familjes megjithse kjo lemeri ska ngushellim. Por ama per keto tragjedi jemi fajtor te gjithe.Para 15 ditesh isha vete ne vlore dhe te plazhi vjeter disa cuna sollen nje jet ski me nje kamiocin dhe e leshuan ne det ne mes tere plazhisteve dhe nje ngacunet qe e sollen filloi bente manovra ne sy te te gjitheve.Askush nuk levizi as nga deti e as nga zhezlonget.Dhe per vete u tremba te them te drejten dhe mora mbesen te ikja.U tremba dhe te merrja policin se me keta sbehet shaka dhe mund te gjendesh i therur ne ndonje cep. Pra jemi te gjithe fajtor pa diskuti jemi indifferent. Dhe mos beni politik me gjema te tilla por te tere ti drejtojme gishtin vetes se spunojme me ndergjegje sveprojme me ndershmeri.Kudo dhe kushdo mundohet te nxjerri lek dhe asqe do tja di mbi ke shkel.Rrofte demokracia e te mjeret ne.
PërgjigjuIk ore legen, jep dorëheqjen, pis
PërgjigjuPo pse gjithmone pasi ndodhin tragjedite vihet ne levizje gjithe shteti.
PërgjigjuMos i ulni kaq shume ata burra , gra , vajza dhe djem qe punojne ne Policine e Shtetit ne sherbim te shtetasve sepse jane njerez te nderuar por peshku qelbet nga koka(rasti me i mire neglizhojne ) dhe nga ata qe kane detyre ti kontrollojne nga brenda qe te parandalojne sa te ken mundesi por jane bere si sekretar duke plotesuar formular qe shiko se po punojme dhe abuzusit kalojne sa nga nje sektor ne nje tjeter (kur i del era per mashtrim dhe korupsion)paguajn dhe vazhdojne prap korrje shirje se e dine qe si ndodh gje. Rrofte POLICIA E SHTETIT POSHT ABUZUESIT ME DETYREN.
PërgjigjuPse gjithmone duhet te vdese dikush , qe shtetaret tane te kujtohen te bejne detyren , per te zbatuar edhe rregullat me ordinere…largoni bajraktaret e qe e kane marre policine me tapi dhe e mjelin shtetin me soj e sorollop…qe te vdese ne ate menyre tragjike nje femije i pafajshem eshte e tmerreshme … dhe nuk e lan as vdekja e tere atyre injorante qe nuk bejne detyren , por shesin ligjin dhe ushqehen me taksat e shqiptareve… duhet te bjere termet ne polici dhe drejtesi… ndryshe ky vend eshte i destinuar te zhduket…!!
PërgjigjuKe mbeshtetjen amerikane vepro me dore te forte ndaj kujdo qe shkel ligjin.. majtas djathtas qendr ajer… sot detyra jote nuk eshte profesion por patriotike..
PërgjigjuShko mor ordiner. Del sot me kamerat pas bythe te besh show pas 1 tragjedie te tille. Keto ti kishe bere pa u hapur sezoni, kush plazh do mbante mjete lundruese, sa mt larg bregut, te trajnohen ata qe i ngasin ato. Ku i gjen leket ky ish shef te blej 1 skaf te permasave te tilla. Koke e kembe jeni te zhytur ne afera e pislleqe. E dime mire qe ky horr asnje dite burg sdo bej, e dime si funksionojne gjerat ketu ndaj sna vihet me as per pushime. Na e keni bere vendin tone verrem o ndyresira
PërgjigjuPo fiks fare aman hjith zorragjinjt me marsupe na hapen barkun nuk rrihet me na i shpifen dhe me makina te blinduara plazheve sthot njeri nje fjal kur te plasi ndonje dit klashi mes olazheve ate re do ndergjejsohen keta plera njerez pa gjak
Drejtor nuk behet policia e shoqni e me qoka. Me vjen keq per ty. Nuk na the nje fjale per Arjanin qe ktheve ne polici apo ta dhane pako ata deputetet e Gjirokastres?
Përgjigju