Arben Fetai dhe Denion Meidani

Kosova & Rajoni

Tragjedia e Koçanit/ Ambasadori shqiptar takohet me zv.kryeministrin e RMV-së: Shqipëria e gatshme për të ofruar ndihmë

21 Mars, 12:46| Përditesimi: 21 Mars, 12:51

  • Share

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai u takua me ambasadorin shqiptar Denion Meidani.

Fetai mori letrën nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu drejtuar homologut të saj Arben Taravari, ku shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Ko֛çan.

“Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan.

Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në këto momente të vështira. Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha vendeve aleate dhe partnere për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadorin Meidani për angazhimin e tij të palodhur dhe kujdesin e treguar ndaj të lënduarve, përfshirë lehtësimin e tij në procesin e trajtimit të tyre”, ka shkruar ai.

Më 16 mars, 59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv që ra në klubin e natës “Koçani Puls”, ndërsa u plagosën 155 të tjerë. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA. Mediat vendase raportuan se shkak i zjarri kanë qenë fishekzjarret që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?