Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Nju Orleans, teksa një person hyri mes kamionçinë mes një turme duke vrarë 10 veta dhe duke plagosur 30 të tjerë.
“Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre, duke përfshirë oficerët e guximshëm të Departamentit të Policisë së Nju Orleans”, tha Trump në një postim në Truth Social.
“Administrata Trump do të mbështesë plotësisht qytetin e Nju Orleans-it ndërsa ata hetojnë dhe shërohen nga ky akt i së keqes së pastër!”
Ai vazhdoi të komentojë për shkallën e krimit në SHBA.
“Kur thashë se kriminelët që vijnë janë shumë më të këqij se kriminelët që kemi në vendin tonë, ajo deklaratë u përgënjeshtrua vazhdimisht nga demokratët dhe mediat e lajmeve të rreme, por doli të ishte e vërtetë. Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush nuk e ka parë më parë.”
Sipas të dhënave tremujore të FBI-së të publikuara në vitin 2024, Nju Orleans ka parë një rënie të krimeve të dhunshme.
Ende nuk është identifikuar autori i kësaj masakre, i cili u vra nga policia dhe po verifikohet edhe shtetësia e tij.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Shoferi përplas turmën me kamion në Nju Orleans, qëllon me armë! 10 të vdekur e 30 të plagosur! Vritet autori, mbante flamurin e ISIS! FBI: Ishte veteran i ushtrisë amerikane (VIDEO)
G.K/ReportTv.al