TIRANË- Shqiptarja.com zbardh 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, e cila u vetë flijua bashkë me 3 fëmijët e saj në lumin Bunë të Shkodrës, i ka dërguar motrës së saj Gentiana, ku i tregon për gjendjen e saj të rënduar për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti Erdgys Arrazi. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër me 6 vite burg për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 4 vite burg.
5 mesazhet zanore që ranë në duart e hetuesve pas zbërthimit të celularit të motrës së Alma Arrazit, janë ndër provat kryesore për dënimin e Erdgys Arrazit, ndërsa në pyetje janë marrë disa dëshmitarë. Motra e Almës ka treguar detaje nga vuajtjet e saj, e cila ka treguar se e motra ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj dhe Alma ishte në dijeni të lidhjes paralele që ai kishte krijuar. Edhe ditën kur mori aktin e vetëflijimit, 2 maj 2024, Alma ndërsa pinte kafe me kunatën e saj në një lokal në Shkodër, ka parë edhe bashkëshortin e saj me të dashurën.
“Kohët e fundit shtetasi Erdgys Arrazi kishte një të dashur dhe për këtë fakt motra e saj kishte konflikte metë. Ajo ndër të tjera ka deklaruar se edhe në datën 02.05.2024, përpara se motra e saj të largohej bashkë me fëmijët, pasi ka pirë kafe me shetatsen Valentina Paça, ajo ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij. Ajo ka deklaruar se shtetasi Erdgys Arrazi ka patur dijeni që motra e saj e dinte për tradhtinë bashkëshortore dhe akoma vazhdonte”, thuhet në dosje.
Një episod që tregohet në dosje, është edhe koha kur Alma dhe Erdgysi kishin shkuar të jetonin në Gjermani, aty ku lindën edhe dy vajzat, por më pas janë kthyer në vendin tonë. Lidhja e Erdgysit me një tjetër vajzë kishte rënduar gjendjen psikologjike të Alma Arrazit dhe madje kishte rënduar edhe gjendjen në familje, ku shpesh, siç thuhet në dosje ziheshin edhe në sy të 3 fëmijëve të mitur.
Në dëshminë e së motrës thuhet se Alma ka qenë shumë e mërzitur nga tradhtia e tij, ndërkohë Erdgysi nervozohej që ishte vënë në dijeni dhe ka patur raste që e dhe ka patur dhunë fizike ndaj Almes.
Madje Alma i ka treguar për një rast, kur kanë debatuar Alma me Erdgysin, ai e ka ndjekur nëpër oborr të shtëpisë me automatik në dorë, nga pas i është vënë edhe nëna e Erdgysit për ta penguar atë. Alma për ti ikur Erdgysit është futur tek komshiu (quhej Shyq), në shtëpitë tij, nga dritarja për të ruajtur kokën.
Një tjetër episod që e motra ka dëshmuar, është se Erdgysi i ka djegur Almës të gjitha rrobat në mes të oborrit dhe i kërkonte të linte shtëpinë dhe të gjente një burrë tjetër.
“Alma ishte shumë e mërzitur, sepse nga momenti në moment Erdgysi i kërkonte që të linte shtëpinë dhe të gjente një burrë tjetër Erdgysi ja ka marrë të gjitha rrobat Almës që ka patur dhe ja ka djegur mesoborrit. Janë mbi 8 apo 9 raste ku Alma ka shkuar tek e motra, me fëmijët, ka qëndruar në familjen e saj me javë. Rasti i fundit ka qëë para një muaji ku ka qëndruar dy ditë”, thuhet në dosje.
Madje, Erdgysi fliste me të dashurën e tij edhe kur ishte brenda në banesë me fëmijët dhe gruan.
“Alma ka qëndruar në dhomë me fëmijët dhe Erdysi flinte në kuzhinë duke ndenjur deri në orët e vona, duke folur në telefon me të dashurën, lirshëm krejt, pa e ulur zërin. Njëherë që ka hyrë Alma në kuzhinë për të marrë ujë, ai e ka pështyrë në fytyrë Almën duke i thënë zhumile”, dëshmon motra e Almës.
Para se të merrte aktin ekstrem, Alma Arrazi ishte larguar nga banesa dhe punonte në një restorant ku paguhet 1 mijë euro, sipas dëshmisë të së motrës. Larg 3 fëmijëve, ajo i rrëfente motrës se e merrte malli, edhe pse fliste me to, ndërsa kishte momente që njëra prej vajzave qante për nënën, por babai i bërtiste të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.
Në dosjen, të cilën e ka siguruar edhe Shqiptarja.com, zbardhen 5 audiot që Alma i dërgon motrës së saj si më poshtë. Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore dhe i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzënë për hir të fëmijëve. Ndërkohë, në to zbulohet se i vëllai i Erdgys Arrazit që ishte në burg i ka kërkuar atij që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj.
Në audion e parë Alma shprehet se “po moj po se njashtu asht, ede se sm dan, me pa dasht m kishte kerku, ishte shpreh…pot u ba edhep….........Jo moj se sjam tu ik…itu jam..”
Në audion e dytë Alma shprehet: “skam ca baj motra..poduraj ishtu, jam shumë mirë ec…se edhe n pun me ken po na bijn brit neper kuzhina e masanej maran vera skam ku shkoj, skam ku mytem…..sat e jet nuk kthehem ma te Eri…jam shume mir motra itu…keq e mir 1000 euro i fus itu nxhep”.
Në audion e tretë Alma shprehet: “hiq motra ca kam methan.. tu e pyt per fmi jam, mir thet janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sat permu edhe kja (Kunata) e ka marre Erin n telefon edhe i ka than merr me Ergesenifije sa a shum e merzitun vajza, a tu qa per Almen. Ky i ka than ma jepte tlefonin ktu edhe i ka tha Ergestes mas ta nij zanin ma me qa per ikyt punë,me qa per te ma, e ka trem vajzen, smaka lan as me qa. Nersa Coli kishte ba namin sat, e kishte marr Erin n telefonedhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata.) Tu qa Coli, tu i than Erit mamerr Almen ma bjer n ship…mas i len fmite me vujt…se ban shum mas fmive aimotra… Mir, mir i ka than Eri se ta po e rregulloj neser kyt pun. E ka majt merrena vllan e vet. I ka than Vali a tu t majt me rrena se ky i ka shkput puntme Almen. Po a menon ai najher se kam me dal prej burgut. Un kam me ken njaj sikam me e pru Almen n ship te fmit e vet, e ky t shkojn e t jetojne me ketdojn.”
Në audion e katërt Alma shprehet: “Se ky a tu majt shpres seta pa pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me te, e ka hall tesh… Per ca ke kërku me ta hek bllokun, si mënon ti me fol me mu kur nderkoh un pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinet qi ti ke shku me at femer thash…ca dan tesh ma nga un….edhe m shkruajti: a e ke metaman a..?, masanej m mori: a e ke me taman a? Po i thash me taman e kam, nuk jam tu tall. Mir a ke munsi me m ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujtan se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja tfundit desha me t than. T lutem e ke munci i thash kur t shkosh me te, ruju masta lesh shtatzan se kam hallin e fmive. I thash se neser, masnesrit fmit e mi nuk du me pas nji moter a nji vlla bash prej babe. A ke munci me ma ba ket ner për njata fmi jo për mu, se per mu i thash, un e ti kena kry pun, s kena mapune kurr.”
Në audion e pestë Alma shprehet: “edhe i ka than Valit bani Almes bllok, mas fol ma me te edhe Vali m bani bllok, mtha ca me ba m ka than Eri. Kja na ka dasht ndarjen, kja e poshtme, mezi ka prit mu nda un prej Erit.”
Alma i ka dërguar së motrës edhe 2 video ku vërehet Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit./Shqiptarja.com
Komente
