VIDEO/ Tragjedia e Shkodrës, Report Tv rindërton dinamikën e ngjarjes! Nëna me 3 fëmijët s’u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna

10 Maj, 13:00| Përditesimi: 10 Maj, 16:57

  • Share

SHKODËR- Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV mëson se 39-vjeçarja me 3 fëmijët përdore i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.

Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dyte u gjet gjate kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.

Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nena mbyti te vegjlit e saj e me pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet ne paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranes për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja. Per analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar te dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni te ndjerës nuk është gjetur ne vendin e dyshuar te ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sicc shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët. Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debate me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Festim dalipaj: 11/05/2024 06:07

    Pse mua me duket sikur eshte I shoqi ne mes

    Përgjigju
  • mos paragjykoni: 10/05/2024 21:46

    ndoshta e ka ditur se cfare mostre ka pas për burrë dhe sa ka pas të lehtë besoj

    Përgjigju
  • Edi25252: 10/05/2024 17:59

    Shpirti i saj e di sa ka vuajtur dhe sa dhimbje ka patur që mori një vendim të tillë . Nuk jam dakort që mbyti fëmijët dhe veten . Duhet të luftonte , të mos dorëzohej ????????

    Përgjigju
    • Nertila Meta: 10/05/2024 21:02

      Asnje grua nuk duhet ta bete ate vreprim nuk vriten femijet ato pasuri botes po ajo nuka keshen nene po te ishte nene duhet te luftote perfemijet nuk vriten ne mbrojm nga keqa jo ti vrasim me duar tona.

  • denis: 10/05/2024 14:22

    As bushtra e terbuar nuk i mbyt klyshet e saje,kjo eshte jashte tokesore.

    Përgjigju
    • Bureto: 11/05/2024 12:10

      Po pse or tëj, e paska fajin truri?! Po kafsha a ka tru dhe meqe ka, po ajo pse i mbron klyshet e vet, kur jane në rrezik? Jo, jo or tej. Nene qe vret femijte e vet, per me teper ende aq te vegjel, nuk ka njeri ne bote qe mund ta justifikoje. Ky quhet thjesht krim! Ajo ka kryer akt te paramenduar, nuk ka qene veprim i çastit ku mendja per nje grime edhe mund te te 'fluturoje". Nderkohe ajo me vogelueshet te marre per dore del nga kafja dhe niset drejt ures se Bunes me mllefin apo ndjenjen gryerese te xhelozise apo te poshterimit prej burrit, dhe keshtu niset te hakmerret ndaj tij?! Me çfare, duke i vrare atij femijte sikur ata te mos ishin dhe femijte e saj? Tragjedi e padegjuar ndonjehere! Ndaj kete ngjarje te tmerrshme qe ka ndodhur, nuk ka psikolog e psikiater qe mund ta shpjegoje.

    • Or tej: 10/05/2024 23:30

      Truni e ka fajin or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?