Dëshmi të reja vijojnë të publikohen në mediat greke sa i takon tragjedisë së ndodhur në larisa të Greqisë ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, vdiqën 57 persona, mes tyre edhe 6 shqiptarë.
Denoncime të reja janë bërë kundër shefit të stacionit të trenave, duke thënë se ky i fundit nuk dinte të përdorte sistemin lokal të komandave. Qytetarët kanë treguar një rast kur shefi i stacionit kishte lënë hapur mikrofonin nga ku bëheshin njoftimet për trenat dhe nga aty dëgjohej muzikë dhe biseda.
“Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.
Kur qytetari u pyet se çfarë po thoshte drejtori i stacionit, i pari u përgjigj: “Po bënte një bisedë me personin pranë tij. Roja e sigurisë vrapoi për t’u thënë të fiknin mikrofonat.”
Sipas mediave greke, kjo ngjarje ka ndodhur një ditë para aksidentit të rëndë.