Pamje nga përplasja e trenave në Greqi

Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, ka protesta me tensione në qendër të Athinës! Drejtuesi i trenit e kuptoi se ishte futur në krahun e kundërt: A jam mirë këtu?!

5 Mars 2023, 09:27| Përditesimi: 6 Mars 2023, 18:15

  • Share

Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë. Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.

Ndërkohë sot stacionisti i Larisës do të kërkojë falje për tragjedinë në Tempi. Shefi i stacionit përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Sakaq “Alpha” thonë se shoferi i trenit dyshohet se u përpoq të kontaktonte drejtorin e stacionit në sekondat e fundit përpara se trenat të përplaseshin në Tempe, por nuk mori asnjë përgjigje.

Shoferi i trenit Intercity 62 pasi ka kuptuar se është futur në krahun e kundërt, ka pyetur: Jam fut në linjë, a jam mirë këtu?

Por drejtori i stacionit nuk u përgjigj.

Mirëpo, siç sqarohet, policia nuk ka analizuar të gjithë materialin nga kamerat. Drejtuesit e trenave kanë vazhduar në drejtime të kundërta për disa minuta, deri sa janë përplasur kokë me kokë me shpejtësi të madhe.

Ora 15:26
Tragjedia në Greqi, kryeministri grek u kërkon falje familjarëve të viktimave

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar falje familjarëve të e 57 viktimave në tragjedinë më të rëndë me trena në Greqi, teksa mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë.

"Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi ai në Facebook.

Ora 14:14
Përplasja e trenave në Greqi, shpërthejnë protesta të dhunshme në Athinë (VIDEO+FOTO)

 

Pas përplasjes së trenave në Larisa, në Athinë dhjetëra protestues kanë krijuar trazira në kryeqytet, duke shkatërruar vendin dhe duke hedhur molotov në drejtim të policisë.

 

Ora 09:31
‘Duhej të udhëtoja në vagonin e dyte, por shoqja më tha të hipja në të fundit!’, dëshmia e studentes greke e cila shpëtoi nga përplasja e trenave

Nxitja e shoqes i shpëtoi jetën Agni Titeli, studentes greke, e cila ishte pasagjere në vagonin e fundit të trenit që u përplas në Tempi në Greqi.

Studentja hipi në tren nga Athina për të shkuar në Selanik. Siç tregon ajo, fillimisht do të hipte në vagonin e dytë, por shoqja i kishte thënë që të ‘ulej tek i fundit, pasi kishte një parandjenjë të keqe’.

“Zakonisht ulem përpara dhe për herë të parë ulem në fund, ndihem jashtëzakonisht me fat, si fëmijët që shpëtuan, është fat, nuk mund ta përshkruaj ndryshe”, thotë vajza.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kanë kaluar ato që ishin në vagonin e parë. Më në fund treni ndaloi, panik, tym, edhe në vagonin e shtatë kishte tym, mbante erë djegie dhe të gjithë na bërtisnin të dilnim” , shton ajo.

“Kur dola isha në një tunel, dera u hap dhe dola nga paniku, na trembën sepse na tregonin për rrezikun e një shpërthimi. Unë dal jashtë, e nxirë, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, thjesht menduam se treni kishte dalë nga shinat. Nuk mund t'i përshkruaj britmat e njerëzve, bërtisnin se po digjen, shkova atje pashë shumë zjarr, na thoshin të largoheshim dhe unë u largova nga ana tjetër”.

“Policia erdhi menjëherë, shumë shpejt, pastaj zjarrfikësja dhe ambulanca, u nisëm me autobusë në orën 2. Mendova se mund të vdisja, mora babin, pata sulme paniku. Nuk kam fjalë për djemtë që na ndihmuan”.

E reja tha se nuk e di nëse do të mund të hipë sërish në tren, duke shtuar se e ka të vështirë të qëndrojë më vetëm.

Ora 09:31
Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë e ndodhur në Greqi: Përgjegjësi e gjithë qeverisë! Nuk do fshihemi pas gabimit njerëzor

 

Kryeministri, grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave dy persona humbën jetën. Ai tha se ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.

 “Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. 

Ai tha gjithashtu se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u rezlizua përpara se të ndodhte tragjedia.

Ora 07:39
Përplasja e trenave në Greqi, stacionisti i Larisës: Kam 35 arkivole në shpinë

Sot, të dielën, stacionisti i Larisës do të kërkojë falje për tragjedinë në Tempi. Shefi i stacionit përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Sipas avokatit të tij, afati është dhënë për shkak të elementeve të reja, të cilat kanë qenë në dosje dhe janë vendimtare për rastin. 

"Unë mbaj 35 arkivole në shpinë"- ka thënë ai.

Stacionisti 59-vjeçar i Larisës, i cili është një nga figurat qendrore të tragjedisë në Tempi, kur treni i pasagjerëve u përplas me trenin e mallrave,  mbrëmjen e së martës, më 28 shkurt, mësohet se është në gjendje e keqe psikologjike.

Sipas informacioneve të ERT, drejtuesi i stacionit dyshohet se ka bërtitur pas arrestimit:  “Kam 35 arkivole në shpinë...”. 59-vjeçari nuk i ka kërkuar falje hetuesisë të shtunën, por ka kërkuar një afat të ri ditën e sotme , për të përgatitur faljen e tij, bazuar në të dhënat e reja që kanë dalë në hetim.

Sipas avokatit të drejtorit të stacionit, Stefanos Pantzartzidis: "Këto janë fakte vendimtare dhe ne duhej të kërkonim një afat të ri, që t'i studiojmë dhe t'i vlerësojmë".

“Në hetim kishte elementë të rinj, për të cilët ne nuk ishim të informuar, të cilat na detyronin për shkak të seriozitetit shumë të madh të kërkonim një afat të ri. Hetimi do të nisë nesër. Janë elemente që janë vendimtare, këto elemente është dashur të përdoren dhe për shkak të tyre është dashur të caktohet një afat”, tha avokati i tij.

Drejtori i stacionit, sipas avokatit të tij, ka marrë përgjegjësinë, në kontekstin që i takon, ndërsa foli për një gabim fatal të cilin ia atribuoi një kohë jo të mirë. Edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte për shkak të një gabimi të sistemit, duke thënë se e kuptoi kur u informua për atë që kishte ndodhur, ai në fund pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?