Tragjedia me Pal Trashaj/ Gazetari Adriatik Doçi: E kam takuar disa muaj më parë! Ishte i revoltuar dhe u përbetua se do sakrifikohej para SPAK

3 Korrik, 16:03| Përditesimi: 3 Korrik, 16:19

  • Share

Pal Trashaj, 63 vjeçari nga Lezha i dha fund jetës pasi piu fostoksinë përpara dyerve të SPAK ditën e djeshme.

Trashaj kishte marrë kredi vite më parë rreth 76 mijë lekë të reja, por institucioni mbledhjes së kredive i kërkoi më pas 5 milion lekë të vjetra. Më pasi atij dhe familjarëve iu bllokuan pasuri, derisa Trashaj nga dëshpërimi pasi kërkonte edhe një takim me një nga agjentët e BKH-së i dha fund jetës.

Në ‘Përballje’ Report Tv u diskutua më shumë lidhur me rastin e tij. Gazetari Adriatik Doçi solli më shumë detaje nga jeta e Trashaj. Për Rovena Nezirin ai rrëfue si e kishte takuar të ndjerin disa kohë më parë, i cili i tregoi dhe problematikën që kishte.  

'Pal Trashaj është viktimë e veprimtarisë kriminale të bandës së  mikrokredive. Bandë e cila është denoncuar në media prej 2 vitesh por është edhe viktimë e shurdhërisë së institucioneve publike për shkak të mosveprimit të një veprimtarie kriminale  viktimat e të cili janë me mijëra. Trashaj më ka kontaktuar me telefon para disa muajsh. E kam takuar, siç kam takuar edhe viktima, ishte i revoltuar përbetohej që sakrifikohej para SPAK do digjte veten për shkak të padrejtësisë që i ishte bërë për një kredi që pretendonte se e kishte shlyer por e kishin futur në këtë skemë kriminale të zhvatjes. Kjo bandë ka marrë një mikrokredi në një institucion financiar në 2008. U kalua si kredi e keqe, duke pretenduar se nuk janë shlyer 76 mijë lekë të reja. E kaloi tek institucioni i mbledhjes së kredive MCA.'

Më tej gazetari Doçi shprehet se përgjegjësia për lindjen e institucioneve të tilla të mbledhjes së kredive të këqija dhe shndërrimit të tyre në banda kriminale është e Bankës së Shtetit, e cila i ka lejuar dhe licensuar.

'MCA është me pronësi të Arben Maksutit që është arrestuar me urdhër të Prokurorisë si kokë e mikrokredive. Pastaj MCA i ka kërkuar Pal Trashaj, nga 76 mijë lekë të reja, rreth 5 milion lekë të vjetra. Me këtë shumë është përfshirë në këtë skemë edhe përmbarimi duke u vënë në lëvizje. I janë bllokuar gjithë pasuritë në emër të tij dhe familjarëve. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe bankat e nivelit të dytë ku familjarët merrnin llogari bankare. Trashaj është simbol i veprimtarisë kriminale të bandës së mikrokredive. Bandë e cila e ka mbështetjen kryesore tek Banka e Shqipërisë. Kemi një reagim nga 2019 nga ministria e Drejtësisë, por kemi vonesë 5 vitesh nga ana e Prokurorisë për të goditur bandën e mikrokredive. Dhe është goditur në mënyrë të pjesshme.'

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi është i të njëjtit mendim me Doçin, teksa uron që Trashaj të jetë viktima e fundit e këtij skandali të mikrokredive.

'Është përgjegjësi e bankës qendrore licensimi dhe leja që i është dhënë. Janë banka por nuk pranojnë depozita. Fakti që sekuestrohen vlerë shumë më të mëdha se kredia, anashkalohet gjykata dhe njoftimi i personit, janë elementë që e implikojnë bankën qendrore. Dhe dëshmojnë mefshtësinë e veprimit dhe një heshtje të përgjithshme. Janë një mori elementësh që kompromentojnë sistemin. Banka ka lejuar shitblerjen e kontratave të kredisë, fakti që nxirren në rrugë pasuri të mëdha de rishiten implikojnë vetë institucionin mbikqyrës dhe vetë parlamentin. Fakti që ka prekur një numër të madh njerëzish, 150 mijë familje shqiptare që kanë marrë hua të vogla e kompromentojnë heshtjen e institucioneve. Uroj të jetë viktima e fundit, situata është shqetësuese. Fakti që janë ndaluar vetëm disa persona e lë çështjen e hapur. Më tepër kujdesen tu jepen mundësi të paguajnë ato që kanë këste, sesa të zhbalancohen diferencat mes huamarrësit dhe huadhënësit. Kontrata duhet ti përmbahesh por ka rregulla.'

Avokati Edomond Petraj bëri një rezyme të historisë se si kanë lindur këto institucione që kanë sjellë dhe shumë viktima.

'Ngjarje e dhimbshme dhe unë dëshiroj të jetë viktima e fundit. Shpresoj të mos kemi raste të tilla më. Por do kemi raste të tilla. Por mënyra që ka vajtur tek recepsioni për të takuar një punonjës të BKH më duket pak neglizhente. Ishte qytetar që duhet të pritej dhe ti jepej informacion. Nuk dua të merrem me pjesën që ndodhi. Autoritetit i SPAK e ka të mundur të bësh një denoncim. Dua të ndalem tek pjesa si operohet me këto kredi. Nëse i futemi pjesës së themelit, autoriteti që jep licensat është BSH, i jep nëpërmjet një ligji dhe përcakton rregullat dhe kriteret. Këta kanë blerë kredi të këqija.

Në momentin që bankat e nivelit të dytë, strumbullarët, i kanë shitur këto kredi dhe i ka blerë ky institucion financiar. Ka një mënyrë si mund të menaxhohej. Bankat e nivelit të dytë pasqyrojnë tek regjistri i BSH të gjitha kreditë e këqija dhe aty jepet si ndodhi. Dhe ka niveli 1, 2, 3, 4, 5.  BSH nuk ka arritur të monitorojë bankat e nivelit të dytë që kjo kredi që shitet me niveli  8-12 %, përse opsionin e parë nuk ia kanë dhënë qytetarëve që këtë kredi që të shitej me nivel 50%, nëse nuk kishte mundësi të shlyhej. Mesa di unë ka pasur një 2014 2015, qeveria Rama bërë një check, pjesës së bankat e nivelit të dytë pasqyronin humbjen nga kreditë e këqija. Ekziston një mundësi që shteti shqiptar, ka ribërë pagesa për të financuar humbet e tyre në një masë të caktuar për kreditë e këqija.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?