Tragjedia me 3 viktima, Report Tv në Klos! Në vendin ku u vra 17-vjeçari vendosen lule! Familja Shira hap dyert e mortit! Banorët: Me fisin Mjeshtri kishin lidhje gjaku

13 Tetor 2022, 10:37| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 15:17

  • Share

KLOS- Heshtja dhe zia ka përfshirë qytezën e Klosit, një ditë pas ekzekutimit të babë e bir Kenado e Liri Shira. Një ekip i Report Tv udhëtoi për në Klos, aty ku banorët u shprehen të tronditur dhe rrëfejnë se dy familjet tashmë në hasmëri, kanë lidhje gjaku.

Në fshatin Fullqet, në banesën e familjes Shira, e cila ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së djalit të vetëm 17-vjeçarit, Kenado Shira dhe babait të tij Liri Shira, një ditë më parë në qendër të Klosit nga Fiqiri Mjeshtri, ka pllakosur zia. E njëjta panoramë e trishtë paraqitet edhe në fshatin Dars, në banesën e Fiqiri Mjeshtrit, vend ku 39-vjeçari i dha fund jetës pak pas vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së Eglantin dhe Renado Hasulës.

Babai i adoleshentit, Liri Shira, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Norvegjia në fshat, që të sqaronte problemin mes të rinjve, kjo pasi i ishte kërkuar nga babai i të miturës Fiqiri Mjeshtri që të vinte. 3 ditë para datës 12, familja Mjeshtri dhe Shira janë takuar dhe e kanë mbyllur bisedën mes tyre. Por Renato Hasula, kushëriri i 17-vjeçarit Kenado Shirës, ka ngacmuar sërish vajzën e mitur, që është bërë shkas më pas për tragjedinë me 3 të vdekur një ditë më parë.

Djali i mitur studionte në shkollë profesionale në Durrës, ndërsa banorët tregojnë për Report Tv se fiset Mjeshtri e Shira kishin lidhje gjaku ndërmjet tyre. Ndërkohë në vendin e masakrës, ku mbetën të vrarë babë e bir në qendër të Klosit, nuk ka mbetur asgjë përveçse një trëndafil, në kujtim të 17-vjeçarit të ndjerë.

Mësohet se dy të miturit, Kenado Shira dhe Renado Hasula, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, 17 vjeçe. E mitura pretendon se përndiqej nga dy bashkëmoshatarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Në korrik të këtij viti vajzës iu vodhën dy adresa në rrjetin social Instagram, fillimisht nga Kenado, i cili e shantazhonte dhe kërcënonte se do t'ia bënte publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në bisedat e rrjetit social. Tre javë më parë është diskutuar dhe sqaruar mes familjeve kjo histori dhe konsiderohej e mbyllur. Pesë ditë para masakrës me tre viktima dhe dy të plagosur, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturën.

Si ndodhi tragjedia në Klos (12 tetor)
Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, shkaktuar një tragjedi në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur. 39-vjeçari Fiqir Mjeshtri, qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.

Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit. Rreth orës 14:00, të ditës së sotme (12 tetor), tre vëllezërit Mjeshtri, dy anëtarët e familjes Shira dhe dy të familjes Hasula ishin ulur në kafe për tu sqaruar. Duket se biseda ka degraduar në sharje e fyerje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39 vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur. Dy të plagosurit, Eglantin Hasula dhe i biri 17-vjecar Renato janë në spitalin e Traumës. 39-vjeçari është në gjendje të rëndë, ndërsa i biri jashtë rrezikut për jetën.

Ora 13:13
Masakra me tre të vdekur në Klos, Çollaku: Të gjithë jemi fajtor, drejtorit të policisë s’i kishte mbetur gjë tjetër veçse të mblidhte viktimat

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me masakrën me tre të vrarë një ditë më parë në Dibër. Çollaku u shpreh se të gjithë jemi fajtor she se drejtorit të policisë i kishte mbetur që të mblidhte viktimat.

‘Çfarë pash unë dje? Pashë drejtorin e policisë së qarkut, ishte i fikur, si drejtor agjencia funerale. I kishte mbetur vetëm një gjë të mblidhte viktimat. Kryepolici gjithsesi duhet të ishte i fundit të ndihej me fat. Të gjithë jemi fajtor, një histori e nisur në bankat e shkollës, që çon dy familje në përplasje. Fajtor është varfëria, degradimi, rinia e shkollave të mesme kalon ditën nëpër klube me alkoole e hashash, pasi nuk bëhet më mësim në gjimnaz. Kryeministri trajtoj grevën e pedagogëve me shpërfillje e u thashë se në duart e tyre kemi fëmijët. Ja dhe fëmijët se çfarë bëjnë. Gjithçka ndodhi në një qytet shumë të mirë e të butë...’- u shpreh Çollaku.

Ora 12:45
Mbetën të plagosur nga masakra në Klos, ja si është gjendja e babë e bir në spitalin e Traumës

Renato Hasula, 17 vjeç dhe babai  i tij Eglant Hasula, 39 vjeç e kanë kaluar rrezikun për jetën. Babë e bir mbetën të plagosur një ditë më parë nga plumbat e Fiqiri Mjeshtrit, në qendër të Klosit.

Ora 10:44
Tragjedia me 3 viktima në Klos! Banorët: Familja Shira dhe Mjeshtri kishin lidhje gjaku

 

Për mikrofonin e Report Tv, të afërm të familjes Shira kanë zbuluar  një detaj tronditës nga ngjarja e rëndë në Klos. Ata shprehen se familja Shira me familjen Mjeshtri ishin kushërinj, prandaj janë shprehur të habitur se si djali Kenado Shira mund të ngacmonte vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.

“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak”.

“Ato janë gjak, janë të dytit kushëri”

“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët”, thanë të afërmit.

Ora 10:05
Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir në Klos! 2 kushërinjtë shantazhonin vajzën e autorit se do t'i publikonin bisedat personale në Instagram

KLOS- Pas marrjes në pyetje, vëllezërit e autorit të krimit të dyfishtë në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri, janë lënë të lirë. Shtatë herë u shkrep arma e zjarrit pasditen e djeshme nga Fiqiri Mjeshtri, një prej plumbave dhe të fundit, vetes. U qëllua me një pistoletë tip TT, të cilën 39-vjeçari e kishte pa leje.

Mësohet se dy të miturit, Kenado Shira dhe Renado Hasula, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, 17 vjeçe, madje e mitura pretendon se përndiqej nga dy bashkëmoshatarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Në korrik të këtij viti vajzës iu vodhën dy adresa në rrjetin social Instagram, fillimisht nga Kenado, i cili e shantazhonte dhe kërcënonte se do t'ia bënte publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në bisedat e rrjetit social. Tre javë më parë është diskutuar dhe sqaruar mes familjeve kjo histori dhe konsiderohej e mbyllur. Pesë ditë para masakrës me tre viktima dhe dy të plagosur, Renado Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturën.

Ajo, tre ditët e fundit nuk është paraqitur fare në shkollë, nga shantazhi dhe kërcënimet. Pas këtij momenti, ajo i tregoi të atit çfarë po ndodhte, teksa ky i fundit ka thirrur të atin e Kenados, Liri Shira dhe vëllain e vetë, Fatmirin, për të sqaruar situatën. Në kafenenë ku janë takuar nisi debati, që përfundoi në të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja, por u qëllua me shtatë plumba, pasi njëra nga predhat u konstatua më vonë në vendngjarje. Vëllezërit e tij komunikuan me policinë pas krimit për të negociuar me Mjeshtrin, por që pas disa minutash u gjet i vetëvrarë 100 m larg banesës së tij.

Renado ka deklaruar para hetuesve, i pyetur në Spitalin e Traumës, ku ndodhet për mjekim, se do të japë shpjegime në një moment të dytë, duke treguar shkurtimisht historinë që ka përmbajtjen e deklarimeve të të miturës. Babai i tij, Eglantin Hasula ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë dhe në pamundësi për të dëshmuar.

1665648929_mjeshtri.jpg

 

Besnik, Fatmir dhe Fiqiri Mjeshtri
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Malesori i jugut: 13/10/2022 12:54

    Vazhdoni te shantazhoni dhe te publikoni foto minorenesh tani, gangstera.

    Përgjigju
  • Tradita: 13/10/2022 11:48

    Absolutisht kane marre çfare kane kerkuar! 25 vjeç e poshte po rritet brez rrumpalle, tutaxhinj qe bien era shurre dhe kujtojne se çdo gje qe shkelqen eshte flori! Fiqiriu i qofte dheu i lehte por ka bere gabim qe ka vrare veten! Ngushellime familjes Mjeshtri!

    Përgjigju
  • Ngushellime familjes Mjeshtri: 13/10/2022 10:54

    Fiqiriut i lumte pushka! Gjynah vetem qe vrau veten. Te tjeret kane marre sa kane kerkuar, meritojne vetem perbuzje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?