ITALI- Shkurtesat si kjo: Kr40M28 kanë një domethënie! "Kr" është për Crotone, "40" për gjetjen e dyzetë, "M" për mashkull dhe 28 duhet të jetë mosha. Në pallatin e Sporteve janë vendosur arkivolet e viktimave të tragjedisë në brigjet e Italisë, ku humbën jetën 65 emigrantët që u mbytën teksa po udhëtonin me një varkë. Arkivolet kafe janë për të rriturit dhe janë 60, e ndërsa të bardhët për fëmijët, në total 5.
Në parket, arkivolet janë të renditura në tre rreshta. Në secilën prej tyre, ku është bërë e mundur identifikimi, shfaqen emrat dhe mbiemrat. Gazeta italiane "Corriere Della Sera" liston disa prej tyre. Munika Fgrhsdi, Marzia Quasimi, Afganistanzadeh Mina, Abiden Jafari, Seyar Noori, Jafar Sadeqi…
Të gjithë këto viktima patën të njëjtin fat, u mbytën në brigjet e Crotones, teksa po tentonin të largoheshin për një jetë më të mirë.
Tragjedia e përmasave të mëdha u regjistrua në 26 shkurt. Varka ishte nisur nga porti i Izmirit nga Turqia, në të cilën po udhëtonin emigrantët që vinin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani. Ata u përplasën me një shkëmb, ku për pasojë kanë humbur jetën 65 persona. Për këtë ngjarje, janë vënë në pranga 3 trafikantët, turku 50-vjeçar dhe 2 pakistanezë, e ndërsa një tjetër është nën hetim për vrasje, nxitje të emigrimit të paligjshëm.
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është nën hetim për vrasje, nxitje të emigrimit të paligjshëm dhe mbytje të varkës që shkaktoi 62 viktima. turku 50-vjeçar dhe 2 pakistanezë. Trafikantët kanë paguar 7500 në 9500 dollarë për kalimin, por kjo varkë u mori jetën.