Presidenti Meta shprehet i tronditur në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Ostren të Madh në Bulqizë, ku humbi jetën nëna me dy fëmijët e saj. Me një postim në rrjetet sociale, Meta shpreh ngushëllimet për familjen Tola, e cila po kalon këtë moment të vështirë, ndërsa uron shërim të shpejtë për vajzën 16-vjeçare, e cila ndodhet e shtuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
'Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tola, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola!', shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Bulqizë, nëna me 2 fëmijët asfiksohen nga tymi i sobës me dru (vajza do martohej në shtator!) Shpëton 16-vjeçarja /VIDEO
//ReportTv.al