Pamje nga tragjedia e Genova-s

Tragjedia në Genova, 5 klube futbolli shtyjnë startin e Serie A

16 Gusht 2018, 16:59| Përditesimi: 16 Gusht 2018, 17:04

  • Share

Si pasojë e tragjedisë në Gjenovë, që i mori jetën 38 njerëzve për shkak të shembjes së urës Morandi, Serie A po mendon seriozisht që të mos nisë kampionatin në këtë fundjavë, si ishte parashikuar. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Sampdoria, Ferrero, që menjëherë pasi depozitoi një kërkesë në Federatë, që ekipit të tij t’i shtyhej ndeshja e parë, tha për radio “RMC”: 

Sampdoria dhe Fiorentina kanë rënë dakord të mos luajnë. As Genoa nuk do të luajë dhe, si rrjedhojë, edhe Milan do të pushojë. Kam folur edhe me Marotta, edhe ai ka firmosur që Juventus mos të luajë të shtunën, kur në Genoa do të jetë në zi i gjithë qyteti. Ata mbështesin vendimin tim dhe solidarizohen me qytetin tonë.

Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero

Fjalët e tij i kanë vërtetuar me komunikata për shtyp edhe Fiorentina dhe Genoa. Sonte në mbrëmje do të merret vendimi përfundimtar nga drejtuesit e Serie A.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?