Tragjedia në Has/ Qeveria jep 10 mln lekë të vjetra për familjen Lushi! Bashkia mbulon shpenzimet e varrimit të nënës, 82 vjeçe dhe të birit

21 Shtator, 15:41| Përditesimi: 21 Shtator, 17:35

  • Share

Tirane- Qeveria lëvroi 1 milion lekë të reja familjen Lushi e cila më 19 shtator 2024 humbi nënë e bir nga flakët që  përpinë banesën

Ngjarja tragjike ndodhi në Has ku Fatime Lushi, 82 vjeçe dhe i biri 57 vjeç, Rexh, humbur jetën nga flakët që përpinë banesën e tyre në fshatin Nikoliq të Hasit, ndërsa mundi të shpëtonte bashkëshortja e Rexhës.

Kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti tregoi ndihmën që ka ofruar Drejtoria e Pergjithshme e Emergjenca Civile, qeveria dhe bashkia në mbështetje të familjes.

“Mbrëmë sollëm ndihmat nga emergjencat civile në Tiranë për familjen. Bazuar nga vendimet e qeverisë, për dy viktimat do të jepen 500 mijë lekë të reja. Ndërsa ne si bashki do të heqim shpenzimet e varrimit”

Duke kujtuar zjarrin që përpiu banesën në orën 02:00 të mëngjesit tregon

“Ende nuk dihet shkaku i vërtetë por 100% them se ka qenë nga shkëndija elektrike, rezistenca. Se aty është gjetur një rezistencë. E ndjera ka qenë e moshuar dhe ajo mund ta ketë harruar ndezur” thotë Miftar Dauti

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari: 22/09/2024 21:26

    Ne titull shkruan lek te vjetra,ndersa brenda lajmit lek te reja. Shtrohet pyetja qe sa kohë ka filluar të përdoret ,,leku i ri'' dhe pyetja tjeter edhe sa do përdoret ''leku i vjeter''. Vërtet ky abnormalitet në Shqiperi duket normal, ama realiteti është se ky fenomen është vërtet një çmenduri e llojit të vet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?