Tragjedia në Himarë dhe imazhi i turizmit, operatorët turistikë: Pritet rënie për 2-3 javë! Ozuni: Jugu me më shumë aksidente, askush mos të favorizohet

4 Gusht 2022, 18:05| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 18:35

  • Share

Tragjedia në Himarë ku e mitura 7-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një gomone  si dhe ngjarje të tjera të kësaj natyre në bregdetin shqiptar do të kenë ndikim në vijimësinë e sezonit turistik. Ferjolt Ozuni, operator turistik thotë se mediatizimi ndërkombëtar i lajmeve të tilla do të pasohet me tkurrje momentale të turistëve potencialë për 2-3 javët e ardhshme.

“Janë raste që mediatizohen shumë  dhe kjo e çon situatën pikërisht tek një çështje jo fortë  e sigurt që i krijohet turistëve të ardhshëm , por që tkurrjet janë momentale. Kemi vënë re një tkurrje dhe në rastin e aksidentit në Jalë, ka pasur një stepje të turistëve apo të kërkesave, më pas është normalizuar situata”, tha Ozuni. 

Kontrolli dhe monitorimi bregdetar nuk kanë mangësi nga ana ligjore, por e gjithë çështja sipas Ozunit çalon tek zbatueshmëria e tyre. Ai thotë se imazhi turistik mund të rregullohet vetëm nëse nuk favorizohen të fortët dhe njerëzit e pushtetshëm.

“Rasti i fundit ishte komandat policie, një rast më parë kemi patur një biznesmen. Kanë qenë gjithmonë situata të kësaj natyre janë persona që tkurrin dhe igjin apo që i bëjnë personat apo instancat që duhet të merren me mbikëqyrjen apo me kontrollet apo me sistemimin e këtyre problematikave që të mbylim njërin sy apo njërin vesh. Kemi pas rastin e turistաve rus në jug të Shqipërisë, kemi pas raste mes dy mjeteve lundruese turistike po në jug. Janë situata që ndodhin shumë në jug dhe shumë rrallë në pjesë tjera të bregdetit shqiptar.”

Eksperti i turizmit kërkon angazhim serioz të strukturave shtetërore për të mbrojtur turizmin shqiptar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plazhisti: 04/08/2022 18:47

    Sot tek Shkembi i Kavajes pas 2 dite sorollatje arriten te rimorkjojne nje skaf qe qendronte i parkuar dhe qe perdorej keto 5 vjetet e fundit nga nje ish drejtor doganash. Diten e pare ishin 9 police te grumbulluar qe vrojtonin skafin, ndersa sot 2 police ne breg per 4 ore rrinin e benin sehir derisa me ne fund me skaf te policise e rimorkuan per ne drejtim te portit. Te shohim se sa do zgjase ky spastrim i bregdetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?