Tragjedia në Holtë/ Bashkia e Gramshit falenderon zjarrfikëset: Luftuan me dallgët për të shpëtuar jetë

15 Korrik 2019, 16:51| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 17:01

  • Share

Bashkia e Gramshit ka falenderuar publikisht shërbimin zjarrfikës lidhur me gatishmërinë e treguar gjatë orëve të vështira të përjetuara ditën e djeshme në kanionin e Holtës ku humbi jetën një turiste 25-vjeçare. Bashkia shpreh mirënjohjen duke thënë se katër personat e tjerë të cilët rrezikonin jetën kanë mundur të shpëtojnë vetëm nga ndërhyrja e menjëhershme e djemve të shërbimit zjarrfikës.

Deklarata e Plotë

Me daten 14 korrik 2019, reparti i ZF Gramsh u njoftua nga Komisariati i Policise per rrezikun qe po u kanosej disa turisteve qe po vizitonin Kanionin e Holtes. Me te marre sinjalin, ekipi i shpetimit, nen drejtimin e shefit te ZF zotit Ilir Llapushi, u nisen per te shpetuar jetet e rrezikuara. Me guxim dhe ndjenje te larte pergjegjesie , ata hyne ne brendesi te kanionit, aty ku ujerat rrezikonin jeten e tre femijeve dhe te nje turisti, te cilet i kishin humbur shpresat per shpetim. Katër te rrezikuarit munden te shpetonin vetem nga nderhyrja e menjehershme e djemeve te ZF, te cilet çane dallget dhe i moren ata mbi supet e tyre.

Falenderim i vecante per zotin Ilir Llapushi i cili, se bashku me zjarrfikesin Laert Shyqyriu, Florenc Elezi dhe Valmir Roma, shpërfillën rrezikun që u kanosej dhe "luftuan" ore te tëra me dallgët e furishme per te shpetuar jetët e rrezikuara.

Nuk eshte hera e pare që zjarrfikesit e qytetit tone behen shpetimtarë te jetes se qytetareve dhe te pronave të tyre, ndaj me kete rast Bashkia e Gramshit i falenderon dhe shpreh mirnjohje te vecante per djemte e ZF dhe per shefin e tyre zotin Ilir Llapushi.

Faleminderit dhe mirenjohje per ju!

Komento

Komente

  • Vareze (Milano): 19/07/2019 09:35

    Shefi i zjarrfikses mbyll kapitullin me drejtesine Italiane ne fillim pastaj merru me heroizma. Jam kurioz si mundesh ti te punosh me deshmi penaliteti te fallsifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?