Tragjedia në Korenë e Jugut për festën e Holloween, 154 viktima e 133 të plagosur! Seuli shpall 7 ditë zie

30 Tetor 2022, 08:04| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 21:11

  • Share

KOREJA E JUGUT- Ka shkuar në 154, numri i viktimave nga tragjedia që u regjistrua një natë më parë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Deri më tani raportohet për 133 të plagosur pas përplasjes së trumës që ishin mbledhur në një nga zonat më të frekuentuara të natës për të festuar festën e Halloween. 

Mes viktimave, 97 prej tyre janë vajza dhe 54 djem, të gjithë nën 30 vjeç. Ka edhe 19 të huaj nga Irani, Uzbekistani, Kina (të paktën një viktimë sipas ambasadës në Seul) dhe Norvegjia. Nga 82 të plagosurit, 19 janë në gjendje të rëndë. 

Sot vetëm disa dyqane janë hapur në vendin e tragjedisë, ndërsa të tjerë janë ende mbyllur dhe po respektojnë periudhën e zisë kombëtare prej 7 ditësh që u shpall nga presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol. Rrugicat ku u plagosën njerëzit nga turma janë ende të rrethuara nga shiriti i policisë. Flamujt në ndërtesat qeveritare dhe zyrat publike valëviten në gjysmështizë si shenjë ngushëllimi. Pjesa më e madhe e festave dhe paradave të planifikuara për Halloween në Korenë e Jugut janë anuluar.

“Ministrit dhe agjencitë shtetërore në këtë kohë duhet të shqetësohen vetëm të përpjekjet për ndihmë. Kishte një tragjedi dhe një fatkeqësi që nuk duhej të ndodhte, "tha Yoon në një fjalim kombëtar, duke u zotuar të "hetojë tërësisht incidentin dhe të marrë çdo masë për të shmangur një përsëritje të një tragjedie të tillë.

Tragjedia ndodhi në një prej zonave më të njohura të jetës së natës, në Itaewon. Rreth 100 mijë persona ishin mbledhur për të festuar Halloween, ndonëse kjo nuk është një festë tradicionale e Koresë së Jugut, vitet e fundit ka njohur një popullaritet.

Të rinjtë u takuan në një festë kaq të madhe për herë të parë pas dy vitesh, që kur u hoqën maskat dhe distanca sociale, pas periudhës së pandemisë COVID-19. Ata u dyndën, shumë prej tyre me kostume, në lagjen Itaewon, një qendër e njohur e jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku shumë rrugë janë të ngushta. Por, në mes të festimeve për Halloween-it ato rrugica u kthyen në një kurth vdekjeje.

Mbetet ende e paqartë se cila është arsyeja që çoi në shtyrjen e turmës, duke shkaktuar 154 viktima, por autoritetet po vijojnë hetimet.

Ora 20:15
Festa e Halloween-it u kthye në tragjedi në Korenë e Jugut, një i mbijetuar rrëfen tmerrin: Isha i bllokuar dhe shihja njerëzit të vdisnin

Të mbijetuarit e tragjedisë së Halloween-it në Seul, kanë folur për tmerrin e tyre teksa shikonin miqtë dhe njerëzit e tjerë në turmë që po vdisnin pasi u përplasën me njëri-tjetrin, teksa ishin grumbulluar në një rrugicë.

‘Njerëzit filluan të shtyjnë nga pas, ishte si një valë, nuk mund të bëje asgjë, isha i bllokuar’, tha Nuhyil Ahammed për BBC.

‘Nuk mund të flija natën e kaluar. Unë ende mund të shoh njerëz që vdesin para meje.’- tha ai.

Ora 11:57
Tragjedia në festën e Haloëeen, Putin mesazh ngushëllimi presidentit të Koresë së Jugut

1666970858_putin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 153 persona në festimet për Halloëeen.

"Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me vdekjen e një numri të madh njerëzish pas tragjedisë në Seul", thuhet në telegramin e lëshuar nga Kremlini

Katër shtetas rusë u vranë gjithashtu në tragjedi, njoftoi së fundmi ambasada ruse në Seul.

Ora 08:39
Rrëfimi tronditës i dëshmitares në Korenë e Jugut: Njerëzit binin në tokë si domino

Jessi Jassicah ishte në një pijetore në cep të rrugicës ku ndodhi përplasja të shtunën mbrëma në Itaewon në Korenë e Jugut. Ajo thotë se sapo kishte hapur një shishe shampanjë, kur dëgjoi një britmë dhe u kthye për të parë.

“Njerëzit binin si domino, duke rënë në shesh”, tha ajo.

Ajo thotë se njerëzit më pas filluan të përpiqeshin për t'u ngritur dhe siguria u përpoq t'i ndalonte ata të hynin në pijetore ndërsa përpiqeshin t'i shpëtonin shtypjes.

"Unë u mbylla për një kohë sepse sigurimi nuk më la të dilja. U tmerrova kur pashë njerëz që pështynin gjak", tha ajo.

Ajo thotë se kur arriti të dilte dhe shkoi në rrugicën tjetër, u trondit kur zbuloi se "turistët ende po kërcenin, ata ende po bënin fotografi".

“Ishte tronditëse sepse shumë njerëz nuk e panë lajmin, ata ende nuk e dinin se çfarë po ndodhte.”

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?