Bota

Tragjedia në Magdeburg, reagon Scholz: Lajmet sugjerojnë për më të keqen! Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet

20 Dhjetor 2024, 21:42| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 21:44

  • Share

Një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e sotme, teksa një makinë u fut në turmë me shpejtësi dhe deri më tani raportohet për dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan në X, lajmet që vijnë nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. 

“Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi", shkruan Scholz.


 


Lajmi kryesor:

Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina përplas turmën në Tregun e Krishtlindjeve, 2 të vdekur e 68 të plagosur! Kapet autori! S'ka shqiptarë të lënduar (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?