Përmes një telefonate të zhvilluar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti ser, Aleksandar Vuçiç ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Tetovë. Vuçiç në emër të popullit serb ka shprehur ngushllime deri tek familjet e viktimave.
“Qytetarët e Serbisë ndajnë dhimbjen së bashku me qytetarët e Tetovës. Jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo ndihme vëllazërore, për shkak se qytetarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm në këtë tragjedi”, ka theksuar Vuçiç në bisedën telefonike me kryeministrin Zaev.
Lajmi kryesor:
Zjarri shkrumbon spitalin COVID, humbin jetën 12 pacientë dhe 2 familjarë! U konstatuan gabime gjatë ndërtimit të godinës! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie
K.T./ReportTv.al