MotoGP

Tragjedia në Spanjë, MotoGP anulon garën e Valencias

1 Nëntor, 15:02| Përditesimi: 1 Nëntor, 15:05

  • Share

SPANJË - Organizatorët e MotoGP kanë anuluar garën e Valencias, e programuar për fundjavën e 15-17 nëntorit.

Përmbytjet masive në Valencia dhe dëmet që tërheqja e ujit la pas, e ka bërë të pamunduar garën e shpejtësisë me motora. Pas kërkesës së skuadrave, MotoGP ka marrë vendimin për të zëvendësuar garën me një tjetër pistë, e cila është në diskutime.

Organizatorët njoftuan se ishin dorëzuar në vullnetin e ekipeve pas përmbytjes që shkaktoi mbi 200 viktima. Katër vende janë duke u konsideruar për garën e fundit të sezonit; Katari, Jerez, Partimao dhe Montmeló.

Veç një piste të re për garën e fundit, MotoGP është duke u solidarizuar në mbledhje fondesh për t'i ardhur në ndihmë të prekurve të tragjedisë që preku rajonin e Valencias në Spanjë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?