Kosova & Rajoni

Tragjedia në spitalin modular, protesta masive në Tetovë! Familjarët e viktimave kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Komunës

17 Shtator 2021, 15:00| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 15:03

  • Share

Mijëra qytetarë nga Tetova kanë protestuar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi për 14 viktimat e të cilët humbën jetën në spitalin modular pas zjarrit që e shkatërroi plotësisht.

Banorët e Tetovës me pankarta kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet, ndërkaq theksojnë se hetimi po vonohet.

“Duhet të dimë nga ka ardhur, pse ka ndodhë ai zjarr”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërkohë që familjarët kërkojnë drejtësi, njëri nga familjarët ka kërkuar nga shteti të tregojnë se ku të drejtohen që të jenë më të sigurte, në një kohë që edhe spitalet nuk janë të tilla

“Sot erdh dita edhe në spital nuk kemi siguri. Ku te shkojmë, të na tregojë qeveria ku është më sigurt, ta shpëtojmë familjen shtëpinë”, tha protestuesi.

Protestuesit pas marshit në qytet e kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës, duke kërkuar edhe dorëheqjen e saj.

“Ne kërkojmë nga këtu që edhe kryetarja e komunës së Tetovës, por edhe Qeveria e krimit dhe korrupsionit të përgjigjet para publikut dhe të jap dorëheqje”, tha Blerim Ahmeti, organizator i protestës.

Pas tragjedisë në Spitalin e Tetovës Ministri I Shëndetësisë dorëzoi letrën e tij për dorëheqje, njëjtë si drejtori i spitalit dhe drejtori ekonomik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?