Gëzim Nuredini përgjegjësi i spitalit COVID në Tetovë që u shkrumbua nga flakët bën me dije se 12 viktima janë identifikuar dhe janë pacientë kurse 2 të tjerët ende nuk janë indentifikuar por dyshohet se janë të afërm të të shtruarve.
“Familjarët nuk kanë qëndruar gjatë natës në spital. Të shpëtuarit i kemi hospitalizuar në një covid tjetër dhe janë mirë. Viktimat 14, 12 janë pacientë të hospitalizuar ndërsa 2 të tjerë duhet të identifikohen dhe mendohet se janë familjarë. Me i riu nga ta është 38 vjeç, ndërsa më i vjetri 72 vjeç. Në këtë moment do bëhet identifikimi i 2 te tjereve. U kemi bërë thirrje familjarëve që të vijnë të identifikojnë të vdekurit”, tha ai.
Lajmi kryesor: