Tragjedia në Greqi, 57 viktima nga përplasja e trenave! 2 shqiptarë të plagosur rëndë, 4 dyshohet të zhdukur

2 Mars 2023, 14:57| Përditesimi: 2 Mars 2023, 20:10

  • Share

Një valë protestash shpërtheu në disa qytete të Greqisë si reagim ndaj aksidentit tragjik të përplasjes së trenit të pasagjerëve me atë të mallrave në afërsi të Larisës, që u mori jetën deri tani të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Protestuesit u përleshën me policinë në zyrat qendrore të kompanisë së trenave në Athinë që përgjigjet për mirëmbatjen e linjave hekurudhore. Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe Larisa, ndërkohë që qeveria ka deklaruar se po zhvillohet një hetim i pavarur mbi ngjarjen.    

Ekipet e shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë mes hekurishteve që mbeten nga përplasja e fortë e trenave që u përfshinë në flakë. Mes të plagosurve janë edhe 6 shtetas shqiptarë, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht dyshohet se mes viktimave ka edhe shtetas shqiptarë, por pritet që të bëhen verifikimet e trupavedhe analizat e ADN, një pjesë të cilëve janë djegur plotësisht nga përplasja e fortë. Shumica e viktimave që nuk janë indentifikuar janë të moshës 20-30 vjeç. Para spitalit në Larisa prindër dhe të afërm qëndrojnë të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre dhe po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar viktimat.

Gjatë një homazhi të heshtur në nderim të viktimave në larisa një protestues tha se fatkeqësia kishte qenë vetëm çështje kohe, pasi sistemi hekurudhor në Greqi kishte probleme prej 30 vitesh, ndërsa punonjësit e saj ishin të paguar keq. Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës është arrestuar si përgjegjës për dhënien e urdhrit të gabuar makinistit të trenit me 350 pasagjerë në bord. Ai ka mohuar çdo përgjegjësi, duke thënë se përplasja ndodhi për një defekt teknik.

Partitë opozitare deklaruan se kryeministri dhe qeveria e tij po mundohen t’ja lënë përgjegjësinë një njeriu të vetëm duke e konsideruar aksidentin gabim njerëzor, ndërkohë që shkaqet janë shumë më të thella dhe e kanë burimin të neglizhenca dhe mungesa e investimeve në sektorin e hekurudhave. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen Pas ngjarjes duke deklaruar se merrte përsipër përgjegjësinë politike për "dështimet e gjata" të autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që sipas tij nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të. Ndërkohë anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksionojnë siç duhet pas paralajmërimeve të përsëritura prej vitesh. Punëtorët e hekurudhave janë hedhur në grevë këtë të enjte për atë që ata e cilësojnë neglizhencë zyrtare.

Si ndodhi ngjarja

Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët. 

Ora 16:55
Tragjedia hekurudhore në Greqi, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar

Futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis humbi jetën në tragjedinë hekurudhore në Tempi të Greqisë. Trupi i tij u identifikua dhe ndarja nga jeta e futbollistit u bë e ditur këtë të enjte nga klubi i futbollit.

Qyteti i Kavala është zhytur në zi, pasi futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis  u gjet i vdekur pas përplasjes së trenave të pasagjerëve dhe mallrave në Tempi këtë të martë. Siç raporton "kavalanews" , futbollisti ndodhej në vagonët e parë të trenit.

Verën e kaluar sulmuesi u transferua nga Rodosi te Thesprotos, ku zhvilloi gjashtë paraqitje. Në total në Superligën 2 ai luajti në 32 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asistim. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e Kavallës.

Në nderim për kujtimin e tij, klubi i Rodosit ku ai garonte vitin e kaluar,vendosi t'i vërë emrin e tij dhomave të zhveshjes së skuadrës. Numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 57.

Ora 16:12
FOTOLAJM/ Të gjithë të tronditur nga ngjarja tragjike, mesazhi prekës i gjimnazistëve për aksidentin në Greqi: Më merr kur të arrish

1677769957_greqi.JPG

Fjalët jo gjithnjë e kanë fuqinë për të përshkruar dhimbjen dhe trishitimin e përjetuar nga shoqëria greke pas aksidentit tragjik ditën e djeshme. Qytetarët e thjeshtë nxitojnë për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo mënyrë familjarët, miqtë e viktimave, të zhdukurve dhe të plagosurve, me mesazhe dhe veprime pozitive dhe optimizmi.

Simbol i veçantë ka qenë edhe ai i bërë nga disa nxënës të shkollave të mesme të cilët kanë krijuar edhe një mesazh simbolik në shenjë mbështetjeje por edhe proteste të heshtur ndaj zhvillimeve tragjike aktuale.

Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin e mëposhtëm lakonik: ” Më merr kur të mbërrish”.

Ora 14:59
VIDEO/ Rindërtohet skema e përplasjes tragjike të dy trenave në Greqi! Lokomotiva e trenit me pasagjerë shpërtheu në flakë

 

Në Greqi grupi hetimor ka rindërtuar skemën e përplasjes së dy trenave që shkaktoi më pas tragjedinë me 57 të vdekur. Të dy trenët kanë qenë në të njëjtën korsi hekurudhore. Menjëherë sapo u përplasën, lokomotiva e trenit me pasagjerë shpërtheu në flakë duke shkaktuar edhe djegien e personave që ndodheshin në vagonët e parë, të cilve duhet t’u bëhet test AND-je për t’u identifikuar.

Ora 13:43
Aksidenti tragjik në Greqi, Kërkohet 21-vjeçarja shqiptare Klaudia Lata

Klaudia Lata është një studente 21-vjeçare, e cila është deklaruar e humbur nga familja. Ajo ishte pasagjere në vagonin 2 të aksidentit tragjik të përlasjes së trenave që ndodhi në Greqi. Familja Lata është një familje emigrante në Larisa, ka njoftuar humbjen e Klaudia Latës. Shpresat që vajza e tyre të jetë një ndër të mbijetuarëve është shuar, megjithatë ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur të gjithë të humburit. Ka filluar procesi i identifikimit të ADN-së

Ora 13:21
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupat në Larisa, 2 shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 3 të humbur

 Ekipet e shpëtimit në Greqi po vazhdojnë kërkimet për të gjetur personat e humbur nga aksidenti tragjk i përplasjes së dy trenave në Larisa. Në orët e para të mëngjesit kanë filluar të punojnë edhe vinçat gjigantë që të lëvizin pjesët e dëmtuara dhe të gjejnë trupat, të cilëve më pas do i bëhet testi i ADN-së pët t’i gjetur identitetin, pasi njoftohet se trupat janë të dekompozuar.

Deri tani numërohen 47 të vdekur  dhe 57 të plagosur. Sipas mediave njoftohet se ka dy shqiptar janë të shtruar në gjendje të rëndë në spital në kujdesin intensivë të mjekëve. Gjithashtu, sipas mediave thuhet se tre shqiptar janë deklaruar të humbur, mes tyre Klaudia Lata

Ndërsa vendi ndodhet në ditën e dytë të zisë kombëtare që ka shpallur kryeministri i vendit ,përgjegjësi i stacionit të Larisës që është arrestuar dje dhe që përballet me akuza të rënda deponon sot para prokurit  Gjithashtu në vendngjarjen e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga Policia Rrugore e Larisës.

 

Ora 12:24
Përplasja e trenit: Thirrje në media dhe rrjete sociale për personat e zhdukur në Tempes

Të afërmit dhe miqtë po kërkojnë për Iphigenia, Agapi, Vaios, Kyprianos dhe pasagjerë të tjerë të trenit të pasagjerëve i cilu u përplas me një tren mallrash dhe la mbi 47 të vdekur.Të zhdukurit e Tempes, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë të vegjël, nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete që nga aksidenti i tmerrshëm që tronditi vendin dhe mbarë botën. Mes tyre Anastasios, Ifigenia, Agapi, Vaios e shumë të tjerë, fytyrat dhe emrat e të cilëve u shpërndanë nga të afërmit e tyre në rrjetet sociale dhe mediat, duke u përpjekur me dëshpërim për të gjetur ndonjë informacion të dobishëm për ta!

Kujtohet se mesditën e sotme pritet të nisë  identifikimi  i trupave të viktimave të trenit në Tempi që janë nxjerrë deri tani, me procesin e ADN-së , nga policia në bashkëpunim me shërbimin mjeko-ligjor, si pjesë të protokollit të respektuar në rastet e fatkeqësive masive . Në përfundim të procesit trupat do t'u dorëzohen familjarëve të tyre. Në të njëjtën kohë vijojnë kërkimet dhe identifikimi i personave të tjerë të zhdukur.

20-vjeçari Anastasios Koutsopoulos  nga Kardita hipi në trenin fatal nga Kardita me destinacion Selanikun.

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai, presim të marrim vesh. Ne e dimë që ai nuk ishte patjetër në karrocën e parë”, tha partnerja e tij Marietta Alexandris për ANT1.

Sipas Star, 20-vjeçari, i cili ishte student i Bujqësisë, hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma. Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë, në të cilën ai dyshohet se i tha "mama shko të fle se unë do të vonohem".

Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa. Mirëpo, nëna e tij nuk ka fjetur pas kësaj telefonate dhe në orën 12 të mesnatës ka nisur përpjekjet për ta gjetur në telefon, gjë që megjithatë nuk ka mundur.

Dy drejtuesit e trenit në përplasjen fatale janë në listën e personave të zhdukur. 32-vjeçari Dimitris Massalis ishte drejtuesi i trenit të pasagjerëve dhe Giorgos Koutsoumbas ishte drejtuesi i trenit të mallrave.

Ora 09:34
Aksidenti tragjik në Greqi, dy të rinjtë heronj shpëtuan më shumë se 16 persona: Thjesht po bënim detyrën ndaj shokëve

Dy të rinj që ishin pasagjerë në trenin që u përplas në Greqi kanë shpëtuar persona të tjerë dhe janë kthyer në heronjtë e ditës.

“Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”. Me këto fjalë, 18-vjeçari Angelos Tsiamouras përshkruan për gazetën "Peloponnisos"  atë që po i kalonte në mendje teksa përpiqej të ndihmonte shpëtimtarët për të gjetur bashkëpasagjerët e tij në trenin fatal të pasagjerëve që u përplas me një tjetër komercial mbrëmjen e së martës.

 

Gjatë fundjavës, 18-vjeçari ka qenë në Patra me shoqërinë e tij dhe ka përjetuar për herë të parë Karnavalin nga afër. Megjithatë, fati e solli ballë për ballë me rrezikun. Ai ishte në vagonin nr.6 të trenit të pasagjerëve fatal.

“Ndjemë  tre dridhje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun që na priste. Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam në vagonat  3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja një person më shumë. Asgje tjeter! Në vagonin nr.3 pamë shumë të vdekur.. Zjarri ishte përhapur dhe nuk kishin shumë mundësi për të shpëtuar të tjerë. Vagoni nr.1 u shkatërrua menjëherë, vagoni nr.2 u shkatërrua nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu. Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerit. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”, tha ai.

Historia prekëse e Andreas

Ndërsa bilanci tragjik rritet dhe ankthi për të bllokuarit nën tren intensifikohet, një postim në Facebook i një mjeku të Spitalit Universitar të Larisës , Eris Tziastoudi, jep një tjetër pamje të tragjedisë në Tempi. Sipas këshilltarit administrativ të Shoqatës së Mjekëve të Larisës, një student 20-vjeçar ka rënë në sy me veprimin e tij heroik, kur ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën dhjetë të rinj, djem dhe vajza.

Arsyeja për studentin Andreas Alikaniotis , i cili doli thuajse i padëmtuar nga karroca e dytë dhe duke sfiduar rrezikun, zjarrin e madh që digjej pranë tij, donte të shpëtonte njerëzit dhe ia doli.

I gjithë postimi i Eris Tziastoudis:

“Megjithëse qielli sot u mbush me engjëj, ne kemi fatin që kemi mes nesh një engjëll tokësor, studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, i cili doli pothuajse i padëmtuar nga karroca e 2-të. Ai është një hero sepse në rrezik të jetës, me zjarrin e madh pranë tij, ai nuk e braktisi vagonin, por ia doli të thyente vetë xhamin dhe shpëtoi të paktën dhjetë fëmijë të tjerë, djem e vajza. Në ditën e zezë të sotme, Andrea na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe moral! Urime Andrea ime bukurosh, urime prinderve që të  rritën", ka shkruar ai. 

 

Ora 09:27
Një gabim i vogël i shpëtoi jetën! I riu grek rrëfen sesi i mbijetoi tragjedisë në Greqi! Hyri në vagonin e gabuar

Një prej të rinjve të cilët shpëtuan në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Greqi, ka zbuluar sesi ngatërrimi i vagonit ku duhej të kishte hipur, i shpëtoi jetën atij.

Giannis Antonoglou tha për BBC se ishte fat që kishte shpëtuar pasi kishte një biletë për në vagonin e dytë të trenit por kishte gabuar duke hipur në vagonin e pestë.

Vagoni i parë dhe i dytë i trenit u shkatërruan pothuajse plotësisht në përplasjen me trenin e mallrave.

Stafylos thotë se njerëzit në vagonin e tij ishin të shqetësuar pas incidentit dhe ai u përpoq t'i ndihmonte dhe qetësonte ata përpara se të përpiqej të arratisej, gjë që zgjati rreth gjysmë ore.

“Fillimisht thyem xhamat, por nuk kishim mjetin e duhur për të… kështu që u përpoqëm të thyenim njërën nga dyert.

Më në fund, shërbimet e urgjencës mbërritën për t'i shpëtuar ata.

Ora 09:01
Përplasja e trenit në Greqi: Protestat shpërthejnë pas katastrofës

Pas aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 44 persona, të gjithë qytetarët kanë nisur protestat masive.  Protestuesit  u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, e cila është kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta u mbajtën edhe në Selanik  përveç qytetit të  Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës. Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi. Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, në të cilin një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.   Shumica e  350 pasagjerëve që ishin në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Një përgjegjës stacioni 59-vjeçar në Larisa është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar çdo keqbërje, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik. Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet, me paralajmërime të përsëritura për këtë gjatë shumë viteve. Edhe punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë të enjten për atë që ata thonë se është neglizhencë zyrtare e hekurudhave.

“Dhimbja është kthyer në zemërim për dhjetëra kolegë dhe bashkëqytetarë”, thuhet në një deklaratë të sindikatës së punëtorëve për të shpallur grevën.

"Mos respekti i treguar ndër vite nga qeveritë ndaj hekurudhave greke çoi në rezultatin tragjik," shtoi ai në komentet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.

 

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për "dështimet e gjata" të autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të.

Ora 08:44
Tragjedia në Greqi me 57 viktima! Biseda e makinistit me drejtorin e stacionit të Larisës që shkaktoi përplasjen e trenave: Mos e ndërro drejtimin, vijo siç je

1677750776_hjvm.JPG

Urdhri i gabuar i drejtorit të stacionit të Larisës për makinistin shkaktoi tragjedinë në Greqi, ku mbetën të vdekur 57 persona por bilanci mund të thellohet pasi nuk dihet ende fati i 19 personave. Mediat greke kanë zbuluar bisedat mes makinistit të trenit me qytetarë, Intercity 62 dhe drejtorit të stacionit të Larisës që e udhëzon të vazhdojnë udhëtimin nga Selaniku.

Në fakt, siç thanë burimet hekurudhore, drejtori i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binar të kundërt, ndaj nuk kishte mundësi të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura. 

Makinisti: Më dëgjoni?
Drejtori i stacionit: Ju dëgjoj. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes në semaforin e ri të hyrjes së Poros.
Makinisti: Basil, po iki?
Drejtori i stacionit: Po largohesh, po largohesh.

Makinisti: U krye.
Drejtori i stacionit: Paç fat. 
Makinisti: Duhet të kthehem?
Drejtori i stacionit: Jo, jo ashtu siç je sepse vijon 1564.
Makinisti: Në rregull, do ta lë ashtu siç është, diagonalisht. 


Kjo bisedë e shkurtër zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë: makinisti e pyeti drejtuesin e stacionit nëse ai duhej ta kthente çelësin drejt që treni do të vazhdonte në linjën normale, pa problem. Megjithatë, drejtori i stacionit i tha atij se duhet të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas drejtuesi i stacionit harroi të kthente çelësin, kështu që Intercity hyri në 'rrymën e kundërt'. Kjo shkaktoi përplasjen tragjike me trenin e mallrave.

Drejtori i stacionit, pasi fillimisht pretendoi se kishte futur trenin në shinat e duhura "por nuk iu bind sistemit", pranoi gabimin e tij fatal në pyetje dhe përballet me një akuzë të rëndë për vrasje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 02/03/2023 20:16

    Kur do te ndaloje ky politiken e lepirjes me armiqte tradicional te Shqiperise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?