Këngëtari El Taiger

Tragjike! Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë, ndërron jetë një javë pas atentatit

11 Tetor, 11:34| Përditesimi: 11 Tetor, 11:38

  • Share

Pas atentatit të bërë një javë më parë, këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, më 10 tetor.

Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

37-vjeçari u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

Ndërkohë policia po vijon hetimin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

El Taiger ishte i njohur për kontributin e tij në zhanrin Kubaton, një shkrirje e reggaeton dhe ritmeve tradicionale kubane. Ai publikoi albumin e tij debutues, Taiger, në vitin 2016. Një vit më pas, ai u shfaq në kolonën zanore të filmit Fate of the Furious me këngën “La Habana”. Ai është gjithashtu i njohur për këngët e tij “La Historia”, “El Papelito”, “Habla Matador” dhe “Rulay”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 11/10/2024 11:42

    Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda. Me date 10 tetor mbylli syte, plumbin e ka marre mbase ne daten 3 tetor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?