Shtepia e djegur në të cilën ndodheshin të miturit

Kosova & Rajoni

Tragjike në Gjakovë/ Shtëpia 'përpihet' nga flakët, humbin jetën 2 fëmijë të mitur, lëndohen 3 të tjerë

8 Shtator 2021, 11:59| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 13:13

  • Share

KOSOVË- Një tragjedi është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Gjakovë të Kosovës.

Dy fëmijë të mitur të moshës 12 dhe 13-vjeçare, kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre u kaplua nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dy fëmijët e vegjël ishin kushërinj dhe po flinin në katin e dytë të shtëpisë e cila u shkrumbua nga zjarr që “shpërtheu” për arsye ende të paditura.

Të lënduar nga ky incident kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në shtëpi. Njëri prej të cilëve rezultoi prindi i njërit prej të mitarëve, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është tepër e rënduar. 

Policia ndodhet në vendngjarje për të punuar dhe zbardhur rrethanat e këtij incidenti vërtet tragjik.

Ora 13:06
Humbën jetën nga ‘shpërthimi’ i zjarrit, nxirren trupat e dy fëmijëve nga shtëpia në Gjakovë

Rrëqethëse janë pamjet e nxjerrjes së trupave të dy fëmijëve që humbën jetën nga “shpërthimi” i zjarrit mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo tragjedi që i mori jetën dy të miturve dhe la të lënduar 3 të tjerë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?