Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Tragjike në Greqi/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinën e një vile në ishullin Paxos, arrestohet e ëma

23 Gusht, 09:03| Përditesimi: 23 Gusht, 09:05

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në ishullin e Paxosit në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në pishinën e një vile. Sipas mediave greke, vajza ishte fëmija i vetëm i familjes shqiptare, që jeton prej vitesh në këtë ishull. 

Tragjedia ndodhi në orën 15:00, kur vajza po luante në kopshtin e shtëpisë në zonën e Loggos. Për disa minuta, ajo i shpëtoi vëmendjes së të ëmës dhe u largua. E ëma nisi ta kërkonte nëpër shtëpi dhe më pas të fqinjët. 4-vjeçarja u gjet më pas nga kuzhinieri i vilës që ndodhej 150 metra larg shtëpisë.

Në  kohën e ngjarjes, turistët që kishin marrë me qira shtëpinë nuk ndodheshin aty. Policia dhe mjekët nga Qendra Shëndetësore e Paxos mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pavarësisht përpjekjeve , 4-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. 

E ëma e vajzës është arrestuar dhe ndodhet në gjendje shoku.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?