Foto nga aksidenti

Bota

Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

26 Tetor 2021, 10:06| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 10:22

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se i riu banonte në Arzignano, ndërsa po udhëtonte me shokët drejt Venezias.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat e betonit në anë të rrugës.

Shoferi mund të jetë përgjumur, duke bërë kështu të humbë kontrollin e makinës.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. 

Në makinë thuhet se ndodheshin 5 persona, ndërsa identietet e tyre ende nuk bëhen me dije.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

Foto nga aksidenti

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?