Viktima Evelinndel Moori Chamorro

Kronikë

Tragjike në Itali/ 30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin! Autopsia zbulon në trupin e viktimës shenja dhune

3 Shtator, 18:55| Përditesimi: 3 Shtator, 19:07

  • Share

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 6-të ku dhe banonte lagjen San Martino të Xhenovës, Itali.

Referuar mediave italiane, 30-vjeçarja fillimisht ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, ndësa të paqarta mbeten rrethanat e daljes së saj në ballkon dhe më pas rënia poshtë. Pistat që po hetohen është ajo e vetëvrasjes, por nuk është përjashtuar mundësia që 30-vjeçarja të jetë shtyrë nga partneri i saj, dyshime këto të fundit të ngritura pas rezultatit të autopsisë.

Nga rezultatet e përftuara nga kryerja e autopsisë dhe kqyrjes së trupit të viktimës, janë zbuluar disa fraktura të shkaktuara nga dhuna që partneri i saj ka ushtruar mbi të.

Ekzaktësisht është konstatuar se viktima ka thyer një këmbë si dhe disa brinjë, përfshirë këtu dhe hematoma të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë për mediat italiane, ka folur dhe nëna e viktimës, e cila tregon se e bija dhe partneri i saj, konfliktoheshin shpesh pasi ky i fundit nuk ishte i përkushtuar në familje.

"Vajza ime nuk kreu vetëvrasje. Ajo ishte e vetmja që sillte para në shtëpi. Ai i përdorte paratë e saj për të organizuar mbrëmjet që organizonte vetë. Ajo ishte punëtore e palodhur, e sjellshme. Donte që partneri i saj të kujdesej për vajzat, por ai merrej me punët e veta. Të dielën, ai kishte shkuar të luante futboll me miqtë; kishte qenë larg për disa ditë për ditëlindjen e tij.

Të dielën në mbrëmje, vajza ime doli me vëllain e saj për darkë dhe vajzat ishin në shtëpinë time. Babai i saj mbërriti vonë dhe donte t'i merrte në shtëpi. I thashë jo sepse ishte vonë dhe vajzat nuk donin të qëndronin në atë shtëpi. Kunata e vajzës sime dhe familja e saj ishin zhvendosur të jetonin me të. Kjo është arsyeja pse vajza ime dhe partneri i saj grindeshin shpesh", ka thënë ajo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?