Një grua italiane nuk ka qenë në gjendje të largohet nga banesa e saj, ku ndodhet edhe trupi i pajetë i bashkëshortit për shkak të kufizimeve të karantinës. Burri, i cili kishte testuar pozitivisht për koronavirus më parë, vdiq të hënën në 2 të mëngjesit me kohën lokale.
Lajmi tragjik është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Borghetto Santo Spirito, Giancarlo Canepa i cili tha se: "Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta heqim atë deri në mëngjesin e së mërkurës," tha kryebashkiaku.
Canepa tha se protokolli i karantinës thotë se askush nuk lejohet t'i afrohet trupit.
"Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim," tha ai. Kryebashkiaku tha gjithashtu se burri nuk pranoi të dërgohej në spitalin lokal për shërim, "përndryshe, kjo nuk do të ndodhte”.
Historia ka bërë tituj në Itali, ndërsa flitej për gruan e dëshpëruar e cila qëndronte mbyllur me trupin e vdekur të burrit të saj për orë të tëra.
Stacioni televiziv lokal IVG.IT postoi intervista me video me fqinjët e gruas që sapo kishin zbuluar se fqinji i tyre kishte vdekur.
"Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të mendoni për këtë zonjë, e vetme me trupin e burrit të saj... Askush nuk mund të afrohet ta ndihmojë dhe as ta ngushëllojë. Shpresojmë që kjo të zgjidhet shpejt. Ngushëllimet tona për të, ” ka thënë njëri nga fqinjët.
IVG.IT raportoi se anëtarët e familjes së këtij burri janë të dëshpëruar dhe se e veja e tij ka qarë për ndihmë nga ballkoni i saj.
Lajmi kryesor: