Anna Bellisario

Tragjike në Itali/ Ishte alergjike ndaj qumështit, 20-vjeçarja vdes pasi hëngri tiramisu në restorant

16 Janar, 15:35| Përditesimi: 16 Janar, 15:40

  • Share

Anna Bellisario, një 20-vjeçare në Itali ka humbur jetën pasi konsumoi tiramisu në një restorant duke qenë dhe alergjike ndaj qumështit. Autoritetet italiane po kryejnë një hetim për vrasje pas vdekjes 20-vjeçares pasi tiramisuja i ishte servirur si “vegane” edhe pse përmbante qumësht.

Vajza dhe shoqja e saj hëngrën drekë në një restorant në Milano më 26 janar 2023, por dhjetë ditë më vonë ajo vdiq nga shoku anafilaktik në spitalin San Raffaele.

Policia po kryen një hetim për vrasjen ndaj një nëne dhe vajzës së saj, të cilët ishin në krye të punishtes së ëmbëlsirave që furnizonin me ëmbëlsira restorantin e ushqimit të shpejtë.

Në bazë të gjetjeve paraprake, dy gratë ngatërruan faturat e ëmbëlsirave vegane me të tjerat që përmbajnë qumësht, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se kompania nuk ka penguar përzierjen e dy linjave të prodhimit në punishten e pastiçerisë, e cila në atë kohë furnizonte 63 restorante me tiramisu vegane.

Kur porositi tiramisu vegane, vajza kontrolloi menunë, por kërkoi edhe informacion shtesë për ëmbëlsirën për shkak të alergjisë së saj.

Megjithatë, pas garancive që mori ajo filloi ta hante atë. Me lugën e dytë të tiramisusë, Anna Bellisario vrapoi në tualetin e restorantit të ushqimit të shpejtë në përpjekje për ta nxjerrë duke vjellë. A

jo mori ilaçe për astmën dhe kortizon, të cilat i mbante gjithmonë me vete, por pak kohë më pas humbi ndjenjat dhe më 5 shkurt dha frymën e fundit në spital.

Autoritetet italiane gjetën gjurmë të proteinave të qumështit në pako të tjera tiramisu të së njëjtës markë. Por, përveç kësaj, gjurmë veze u gjetën edhe në majonezën që përmbante sanduiçin vegan që vajza hëngri atë ditë fatale në restorant.

Ministria italiane e Shëndetësisë e tërhoqi nga tregu produktin Tiramisu Mascherpa më 6 shkurt 2023, për shkak të mundësisë që përmbante proteina qumështi, e cila nuk tregohej në etiketë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?