Foto ilustruese

Tragjike në Korçë/ Ëndrra për një jetë më të mirë i pritet në mes, i riu sirian ngrin nga i ftohti në malin e Moravës! Gjendet nga 'Shqiponjat'

8 Dhjetor 2021, 21:59| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 22:44

  • Share

KORÇË- Ëndrra për një jetë më të mirë, e detyroi që të merrte përsipër një rrugëtim të guximshëm, por fatkeqësisht kundër tij ishte e gjithë natyra. I riu, rreth moshës 27-vjeç nga Siria është gjetur i pajetë në Malin Moravës mbrëmjen e sotme dhe paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Këto janë dyshimet paraprake, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të thotë fjalën e fundit. Identiteti i viktimës nuk dihen ende, e po ashtu nuk ka informacione nëse i riu ka ndërruar jetë ditën e sotme apo ka disa ditë.

" Më datë 08.12.2021, rreth  orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", njofton policia. 

Prej vitesh vendi ynë pret me qindra refugjatë kryesisht nga lindja e mesme, që përdorin Shqipërinë si “trampolinë” për të depërtuar në vendet e BE. Edhe pse policia ka intesifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, emigrantët sirianë vijojnë të kalojën grupe-grupe duke mundur të çajnë përmes kufirit të gjelbër. Disa ia dalin, të tjerë kapen nga Policia në një operacion të nisur para shumë kohës të quajtur "Perimetri", të tjerë si rasti i sotëm, ky rrugëtim mbyllet në mënyrë tragjike. Ajo që i bashkon këta emigrant me vendin tonë është jo vetëm përdorimi i rrugë kalimit si tranzit, por trafikantët që iu marrin para 10 euro për të fjetur, 50 për taksi e kështu më radhë.... Një biznes i mirë me sirianët që shkelin tokën e Shqipërisë.

Report Tv ka sjellë herë pas here rrëfime të sirianëve dhe intenerarin që ato ndjekin për të shkuar në vendin e ëndrrave, kur deklaratat kanë qenë jo pak tronditëse, ku tregojnë peripecitë që u duhet të kalojnë për të siguruar një jetë më të mirë për vete dhe familjarët.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 09/12/2021 09:27

    O zot sa gjynah qa trishtimi per ne jo me per nene e tij te mjere.

    Përgjigju
    • Lala Kevin: 11/12/2021 06:12

      E vertet dhimbje e madhe per familjen

  • Erik: 09/12/2021 05:27

    Trishtim i madh, historia perseritet, si shqiptaret para 30 vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?