Rrufeja

Kosova & Rajoni

Tragjike në Kosovë, rrufeja godet dy të rinjtë në punë, ndërron jetë njëri prej tyre/EMRI

7 Korrik 2018, 19:28| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 19:30

  • Share

Rrufeja ka goditur sot dy të rinj në Nivokaz të Gjakovës, me ç’rast njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri ka shpëtuar.

Komantanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kris Gjokaj, ka konfirmuar për Koha.net se rrufeja ka goditur dy të rinjtë përderisa ata ishin duke punuar.

“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, rrufeja ka goditur dy të rinj gjatë punimeve. Ata janë dërguar në për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.

Bëhet e ditur se viktima është 23-vjeçari Shpëtim Kabashi nga fshati Xërxe i Rahovecit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?