Foto ilustruese

Tragjike në Lezhë! 12-vjeçari nga Fushë Kruja mbytet në det

26 Korrik 2020, 16:57| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 17:12

  • Share

LEZHË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ditën e sotme, ku një 12-vjecar është mbytur në detin e Talës në Lezhë.  I mituri që ndërroi jetë banonte në fshatin Borizanë të Fushë Krujës. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes që shkaktuan vdekjen e të miturit në det dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme është shmangur mbytja në det e 3 të miturve që po laheshin në plazhin e Divjakës. Kurse në plazhin e Borshit  fatkeqësisht humbi jetën një 41-vjeçar, i cili po lahej në det.

Këtë vit pushimet në bregdetin shqiptar janë kthyer në tragjedi për shumë persona, të cilët janë mbytur duke u larë në det. Mes tyre ka pasur vendas dhe pushues kosovarë të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?