Tragjike në Sarandë/ Merr flakë shtëpia, digjet brenda 54 vjeçari (VIDEO)

16 Nëntor 2020, 20:00| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 20:36

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku pasi ka marrë flakë një shtëpi, brenda saj është djegur një 54 vjeçar.

I djegur brenda shtëpisë është gjetur Stefan Kosta, 54-vjeç, i cili jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Trupi është gjetur i djegur, pasi zjarrfikëset kanë hyrë brenda, kur janë njoftuar për fikjen e zjarrit në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen nr.1, ku viktima jetonte me qira.

Policia dhe zjarrfikesja ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Foto nga banesa
 

Ora 20:42
Brenda saj u dogj 54 vjeçari, këto janë pamjet e shtëpisë në Sarandë

Këto janë pamjet e shtëpisë në Sarandë ku është djegur 54-vjeçari Stefan Kosta, i cili jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Trupi është gjetur i djegur, pasi zjarrfikëset kanë hyrë brenda, kur janë njoftuar për fikjen e zjarrit në shtëpi.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?