Tifozët e Interit

Tragjike/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur

4 Shtator, 15:27| Përditesimi: 4 Shtator, 15:31

  • Share

ITALI - Krimineli i dënuar dhe i ndodhur në arrati, Antonio Bellocco u godit me thikë për vdekje pas një debati të dhunshëm me liderin historik të ultrasve të Interit Andrea Beretta, i cili më vonë u arrestua me dyshimin për vrasje.

Ka pasur një shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit në “Cernusco sul Naviglio”, në periferi të Milanos dhe bilanci është një i vdekur dhe një i plagosur. Sipas asaj që raporton “La Stampa”, 36-vjeçari Antonio Bellocco, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj Andrea Beretta, lideri historik i tifozëve zikaltër.

Gjithçka ndodhi pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”. Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Bellocco qëlloi Berettën, duke e plagosur në këmbë.

Të shtënave me armë zjarri, 49-vjeçari i është përgjigjur më pas me një goditje vdekjeprurëse me thikë në fyt. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet e emergjencës dhe policia.

I arrestuar me dyshimin për vrasje, Beretta u dërgua në burgun “San Raffaele” në Milano dhe u ruajt në spital. Për Bellocco nuk mund të bëhej asgjë, pasi humbi jetën në vendngjarje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?