Trahana me cingaridhe
Përbërësit:
- 2 lgj trahana
- 1 qepë
- 200 gr mish me dhjamë
- 100 gr kabanos special i thatë FIX
- 1 lç spec i kuq
- Kripë, piper
- Pluhur hudhre
- Bukë e zezë
Përgatitja:
Vendosim në tigan me 1 lugë vaj, mish me dhjamë të prerë në copa të vogla, kabanosin e thatë ne kubikë dhe e kaurdisim derisa të tretet dhjami, më pas shtojmë qepën duke vijuar kaurdisjen. Pasi qepa është bërë transparente e shuajmë me pak ujë dhe hudhër pluhur. Shtojmë trahananë në kaurdisje dhe më pas shtojmë ujë. Rregullojmë shijen dhe ndërkohë thërrmojmë bukën të cilën e shtojmë tek trahanaja.
Komento