Trahana me salcë të kuqe
Përbërësit:
- 6 lgj trahana
- 100 ml qumësht
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 spec i kuq
- 2-3 lgj salcë domate
- Domate të freskëta
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Bukë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim domatet dhe specin e kuq të marinuar në furrë për 10 minuta në temeparturën 200 gradë Celsius. Ndërkohë trahananë e tresim në pak ujë me qumësht. Vendosim rreth 800 ml ujë në një tenxhere të vlojë dhe më pas shtojmë masën e trahanasë. Në frulator kalojmë salcën e domates bashkë me specin dhe domatet e pjekura. E shtojmë tek supa me trahana, e lëmë të marrë valë për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper. Bukën e prerë në kubikë e kalojmë në një tigan dhe e shtojmë tek trahanaja.