Receta

Trahana me vezë në furrë nga zonja Albana

4 Shtator, 12:19| Përditesimi: 4 Shtator, 12:20

  • Share

Trahana me vezë në furrë

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 200 gr trahana
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer ose mjaltë
  • 1 litër qumësht të vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • 2 qepë të freskëta
  • 1 domate e grirë imët
  • 150-200 gr djathë i bardhë

Përgatitja:

Në një enë hedhim trahananë dhe e përziejmë me qumështin e vakët. E lëmë 15 minuta që të zbutet dhe të shkrihet. Më pas shtojmë kripën, sheqerin ose mjaltin, vajin e ullirit, qepët e grira dhe domaten. Thyejmë vezët dhe i përziejmë mirë me përbërjen. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar dhe e përziejmë lehtë. Hedhim masën në tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?