Receta

Trahanik nga zonja Albana

21 Prill, 11:10| Përditesimi: 21 Prill, 11:11

  • Share

Trahanik me djathë

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji trahana qumështi
  • 2 filxhanë çaji ujë
  • 2 filxhanë çaji qumësht
  • 1 vezë e plotë
  • 1 e verdhë veze
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë supe gjalpë

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere ku hedhim ujin, qumështin, kripën dhe gjalpin. Kur fillon të ngrohet, e heqim nga zjarri dhe hedhim trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. Hedhim masën në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe vaj. E vendosim trahanikun në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?