Trahanik sipas traditës nga zonja Albana

20 Nëntor, 11:32| Përditesimi: 20 Nëntor, 11:33

  • Share

Trahanik

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji trahana
  • 2 filxhanë çaji ujë
  • 2 filxhanë çaji qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë supe gjalpë
  • Pak vaj

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim 1 të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe pak vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?