Trahaniku i Përmetit, një nga byrekët më të shijshëm nga zonja Albana

26 Tetor 2023, 12:16| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:18

  • Share

Trahaniku i Përmetit

Përbërësit:

  • 250 gr grurë të shtypur
  • 1 kg qepë
  • 2 lç piper i zi
  • 2 lç rigon
  • 2 lç spec djegës i kuq
  • 100 gr gjalpë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 2 gjokse pule
  • 1 grusht arra të pjekura
  • 500 gr miell
  • Petë të pjekura

Përgatitja:

Përgatisim brumin me pak ujë, miell, vaj ulliri dhe kripë dhe e mbulojmë me një copë të lagët. Ndërkohë ziejmë pulën me ujë dhe pak kripë. Presim qepët imët dhe i kaurdisim në zjarr të ngadaltë derisa të treten. Pasi pula ka zierë e ndajmë në fije fije dhe e shtojmë tek qepët. Në një tenxhere me ujë të vluar hedhim grurin e shtypur dhe e ziejmë derisa të zbutet. Shtojmë kripë dhe erëzat (piper, spec të kuq pluhur dhe rigon). Më pas pjekim arrat dhe i thërrmojmë. I shtojmë tek harxha e grurit dhe më pas e bashkojmë me qepën dhe mishin e pulës.

 Hapim dy petë, mbi to shtrojmë petë të pjekura. Çdo rresht pete e lagim me lëngun e pulës të cilin e kemi pasuruar me pak vaj ulliri. Pas tre shtresa me petë të pjekura shtojmë mbushjen me grurë, qepë dhe mish. E mbulojmë harxhën me një shtresë petë të pjekura. Vijojmë ta lagim me lëng mishi dhe e përfundojmë shtresën e trahanikut me dy petë të njoma. Pasi e lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri e vendosim trahanikun në furrë dhe e pjekim ngadalë për gati 30 minuta në temperaturën 180-200 gradë C.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?