LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç ku një trajler ka përplasur një këmbësor 75-vjeçar të identifikuar si Jak Gjergji, i cili më pas humbi jetën në spital.
75-vjeçari ishte duke kaluar rrugën, në afërsi të kryqëzimit të “Shënkollit” kur u godit nga mjeti i tonazhit të rëndë. Edhe pse ai u dërgua në spitalin rajonal të Lezhë, përplasja ka qenë fatale dhe nuk mundi t’ju mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Ky është i treti aksident që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës, me një bilanc prej 7 personash të plagosur. Mëngjesin e sotëm, një grua mbeti e plagosur pasi humbi kontrollin e automjetit në Lezhë dhe u përplas me grilën e një dyqani në anë të rrugës. Ndërsa, gjatë mbrëmjes të së dielës, një aksidenti i rëndë u regjistrua përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut ku dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 6 persona mbetën të lënduar.
Ka ndërruar jetë 75-vjeçari Jak Gjergji pas aksidentit të rëndë në afërsi të kryqëzimit të “Shënkollit” në aksin “Lezhë-Laç.” Ai nuk mundi t’ju mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
75-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një trajler, drejtuesi i të cilit është shoqëruar në polici.
te shikohen si i marrin patentat keta kaqola....
Përgjigju