Kronikë

Trajleri përplaset 'kokë më kokë' me veturën në rrugën Peqin-Rrogozhinë, një person i plagosur! Të dy mjetet bëhen copash (VIDEO)

28 Korrik, 15:30| Përditesimi: 28 Korrik, 16:42

  • Share

Peqin- Një aksident ka ndodhur sot pasdite (28 korrik) në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ndërsa një person mbeti i plagosur.

Shkak u bë përplasja e një mjeti të rëndë trailer, me një makinë tip "Volkswagen", teksa u dëmtuan rëndë të dyja.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, ka siguruar pamjet dhe informon se nga aksidenti ka një person të plagosur që është dërguar në spital.

Kurse Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?