Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën drejtuesi i makinës

26 Shkurt 2021, 20:27| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 21:36

  • Share

MIRDITË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës.

Policia njofton se në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mjeti me drejtues E.H., është përplasur me mjetin tip "BMË" me drejtuesin Armand Xhaferrin, 33 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari, drejtuesi i mjetit tip BMË. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut. Për shkak të aksidentit është bllokuar lëvizja përgjatë Rrugës së Kombit, duke bërë që lëvizja e mjeteve të devijojë nga rruga e vjetër deri në lirimin e saj.

M.Q./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?