Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi

Trajner i Palermos? Gianni De Biasi përgjigjet me sinqeritet

19 Prill 2018, 16:41| Përditesimi: 19 Prill 2018, 16:44

  • Share

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Palermos në Serie B. Ai ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen me Cittadella-n dhe kjo gjë ka shtuar zërat që ai të jetë pasuesi i Bruno Tedinos, që rrezikon shumë të shkarkohet.

Presidenti Maurizio Zamparini kërkon të bëjë ndryshimin në stol për t’i dhënë skuadrës një shtysë të fortë dhe duket se ka piketuar pikërisht De Biasin, i cili për “Mediagol.it” ka thënë:

Nuk ka shumë për të sqaruar. Isha për të parë ndeshjen, sepse kur jam në shtëpi, në Udine ose në Padova, shkoj gjithmonë në stadium. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon. Ju siguroj se nuk ka asgjë në këtë mes.
Në mëngjes kam folur në telefon me Bruno Tedinon, i kam folur me shumë dashamirësi për situatën dhe ai e ka kuptuar shumë mirë. Isha i detyruar ta bëja, sepse çfarë nuk kam lexuar. Kam një raport të mirë me të dhe bëj tifo për të. Shpresoj që ta ngjisë Palermon në Serie A. Jam një person i pastër dhe them gjithmonë të vërtetën.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?